SHKUP, 27.2.2012 – Në mbledhjen e sotme KRD konstatoi që TV Sitel, TV Alsat-M dhe Nasha-TV e kanë përmbaruar masën e shqiptuar – vërejtje me shkrim me obligim publikimi. Vetëm Xhangëll-TV nuk e ka përmbushur obligimin e vet, me ç’rast u mor vendimi që në qoftë se ky radiopërhapës nuk e përmbaron masën e shqiptuar – vërejtje me shkrim me kërkesë publikimi në afat prej 7 ditësh, kundër tij do të ngrihet kallëzim kundërvajtës.
Në lidhje me Raportin nga monitorimi i emisionit “Jeta -20 vjet pavarësi “, që është emetuar në TV Alfa, KRD kishte parasysh të dhënën që TV Alfa pesë herë rresht, në të gjitha episodet e emetuara të serialit, kishte publikuar të dhënën se incizimet e shfrytëzuara janë të RTM (maq. MRT) dhe vetëm një herë nuk e kishte bërë këtë, kështu që KRD vendosi që ta ndërmend TV Alfa se në episodin e ditës 3 janar 2012 nuk është publikuar filmimi me informacionet se të kujt janë incizimet arkivore që shfrytëzohen. Gjithashtu, ky radiopërhapës u ndërmend që në të ardhmen detyrohet që më parë t’i rregullojë të drejtat e shfrytëzimit të materialeve audiovizive në programet e veta që janë pronë e radiopërhapësve a producentëve të tjerë konform Ligjit për të drejtat e autorit dhe të drejtave të ngjashme, për shkak se neni 77 i Ligjit për veprimtari radiodifuzive i obligon që programet t’i krijojnë dhe t’i emetojnë me të drejta të autorit e të drejta të ngjashme të rregulluara. KRD rreth kësaj do ta informojë edhe RTM (maq. MRT), duke i sjellë në vëmendje që në situata të ardhshme të mosrespektimit të të drejtave të tyre mund të ngrenë procedurë sipas Ligjit për të drejtat e autorit dhe të drejtave të ngjashme.
U miratua Informata rreth kërkesës për ndryshimin e strukturës pronësore nga ana e TV Shutel.
Pikat 4-16 të rendit të ditës, që lidhen me raportet nga monitorimi i TV-stacioneve lokale, u shtyn për seancën në vazhdim të mbledhjes.