Kronikë nga seanca e 24 e KRD-ës

Shkup, 17.05.2013 – Në pajtueshmëri me ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për veprimtari radiodifuzive të cilët hynë në fuqi prej sot, me të cilat sigurohet zgjedhje ligjore më precize për kalimin nga transmetimi analog drejt transmetimit digjital të sinjalit televiziv në Republikën e Maqedonisë, Këshilli i Radiodifuzionit , në mbledhjen e sotme të 24 i miratoi dokumentet e më poshtëm:

-Plan për destinimin dhe shpërndarjen e kapaciteteve transmetuese të multipleksit digjital tokësor- ndryshime dhe plotësime.

-Rregullore për kushtet teknike, hapësinore, financiare dhe kadrovike për marrjen e lejes për ushtrim të veprimtarisë radiodifuzive

-Rregullore për përcaktimin e  zonës për transmetimin nëpërmjet rrjetit të komunikacionit publik të serviseve programore televizive në nivel lokal.

-Para marrëveshje për emetimin /  transmetimin e TV serviseve programore nëpërmjet operatorit të rrjetit të komunikacionit publik

-Formularë i kërkesës për ndryshimin e lejes për ushtrim të veprimtarisë radiodifuzive për serviset programore televizive në nivel shtetëror dhe rajonal në lidhje me mjetet teknike nëpërmjet së cilës kryhet transmetimi i serviseve programore televizive

-Formularë i kërkesës për ndryshimin e lejes për ushtrim të veprimtarisë radiodifuzive për serviset programore televizive në nivel lokal, në lidhje me: nivelin e transmetimit  dhe mjetet teknike nëpërmjet së cilës kryhet transmetimi i serviseve programore televizive.



Accessibility

Accessibility