Shkup,06.03.2013 – Këshilli i Radiodifuzionit (KRD) në mbledhjen e sotshme e miratoi Projekt raportin për punët e Këshillit të Radiodifuzionit të Republikës së Maqedonisë për periudhën prej datës 01.01.2012 deri më datën 31.12.2012.
Për shkak të ritransmetimit të servisit programor televiziv lokal, televizioni Tera – Manastir nga Manastiri në Prilep , Resen, Novaci, Mogila dhe vendbanime të tjera, KRD konkludoi që ta urdhërojë TELEKOMIN MAQEDONAS SHA Shkup, menjëherë tа ndërpresë transmetimin e TV Tera jashtë zonës për të cilën ky radiodifuzer ka marrë leje për të kryer veprimtari radiodifuzive.
Në lidhje me kërkesën e Bajrush Mjakut në emër dhe në konsideratë të Shoqatës për produksion, teatër dhe film “BAJRUSH MJAKU”- Shkup dhe kërkesën e “TV 21”- programi satelitor nga Prishtina, për transmetimin e projektit me interes publik – TV filmi “Librat e babit” KRD konkludoi të jape pëlqim për “TV 21”- programi satelitor, për transmetimin e projektit në fjalë.