1

Kronikë nga seanca nr. 13-të e KRD-ës

 

Shkup, 13.03.2013– Në mbledhjen e sotshme Këshilli i Radiodifuzionit i shqyrtoi raportet nga monitorimi i mbulimit mediatik gjatë fushatës zgjedhore  të : TV Alfa më datë 4,5,7,8 dhe 9 mars 2013, TV Alsat më datë 6,7,8 dhe 9 mars 2013, TV BTR më datë 4,6,7,8 dhe 9 mars 2013, TV Shutell më datë 7 dhe 8 mars 2013, Radio Vat më datë 10 mars 2013, TV Sonce më datë 4 dhe 5 mars 2013, TV Sitel më datë 4 dhe 5 mars 2013, dhe konkludoi të veproje si më poshtë :

 

-Për TV Alfa dhe për TV BTR do të ngrejë procedurë për kundërvajtje për shkak se është transmetuar më shumë se 10 minuta program i paguar politik në një kohë reale për një pjesëmarrës në fushatën zgjedhore, respektivisht më shumë se 15 minuta program i pagur politik, ndërsa për TV Shutel do të ngrejë procedurë për kundërvajtje për shkak se është transmetuar më shumë se 10 minuta program i paguar politik në një kohë reale për një pjesëmarrës në fushatën zgjedhore;

 

-Për Radio Vat do të ngrejë procedurë për kundërvajtje për shkak se është transmetuar program i paguar politik në programin për fëmijë, ndërsa për Alsat dhe TV Sonce procedurë për kundërvajtje për shkak se është transmetuar program i paguar politik në programe informative të veçanata;

 

– TV Alsatit dhe TV Sitelit, ndërmendje për shkak se  është transmetuar program i paguar politik pa autorë të shënuar qartë  dhe

 

– TV Alsatit dhe TV Sitelit, ndërmendje për shkak se është transmetuar program i paguar politik i cili për gjatë gjithë kohëzgjatjes nuk është e shënuar si program i paguar politik.
KRD e miratoi propozim udhëzimin për ndryshimin dhe plotësimin e udhëzimit për formën dhe përmbajtjen e informimit dhe kërkesën e radiodifuzerëve lidhur me ndryshimet  e strukturës pronësore dhe për pamjen dhe formën  e të dhënave për punën ekonomike- financiare që radiodifuzerët janë të detyruar që ti dorëzojnë në Këshillin e Radiodifuzionit.

 

Këshilli e miratoi informacionin për pagesën e kompensimit të lejes për ushtrim të veprimtarisë radiodifuzive për emetim tokësor, pas përllogaritjeve të dorëzuara më 26-të shkurt të viti 2013, dhe inicio procedurë  për marrjen e lejes për ushtrim të veprimtarisë radiodifuzive të SHTR Uskana – Plus nga Kërçova dhe SHTR Pro-FM nga Gostivari, të cilët pas përllogaritjeve të dorëzuara nuk e kanë kryer kompensimin e pagesës në afat të paraparë. Këshilli konkludoi ti paralajmëroje për herë të fundit që këta radiodifuzerë ta paguajnë borxhin ndaj Këshillit të Radiodifuzionit në afat prej 15-të ditësh që nga procedura për inicimin e lejes, Këshilli do të sjelle vendim  për marrjen e lejeve për ushtrim të veprimtarisë radiodifuzive.

 

Këshilli e miratoi informacionin për konstatimin e koncentrimit mediatik tek shoqata radiodifuzive KANAL  PLUS, dhe vendosi ta urdhëroje në afat jo më shumë se tre muaj që nga dita e përcaktimit të ekzistencës së përqendrimit mediatik të palejuar , në përputhje me punën e sajë sipas dispozitave të ligjit për veprimtari radiodifuzive. Por derisa radiodifuzeri nuk vepron sipas urdhrit të dërguar, Këshilli në pajtueshmëri me nenin 15 paragrafi 3 të Ligjit për veprimtari radiodifuzive do të sjelle procedurë për marjen e lejes pë ushtrim të veprimtarisë radiodifuzive.

 

KRD e miratoi informacionin për ritransmetimin e servisit programor të TV Tera nga Manastiri jashtë zonës servisore, Duke pasur  parasysh  përmendjen e më pashme, Këshilli i Radiodifuzionit konstatoi se Telekomi i Maqedonisë  SHA Shkup, veproi me urdhër të përmendur.