Shkup, 21.03.2013 – Këshilli i Radiodifuzionit në mbledhjen e sotshme i shqyrtoi raportet nga monitorimi i mbulimit mediatik të fushatës zgjedhore të SHTR Kanal 5, TV Alfa, TV Sonce, TV Amazon, TV Shutel, TV BTR Nacional, TV Dibra, SHTR Vizhan – BM, TV Art, TV Koçani – LD, TV Kobra, TV Emi, SHTR Nova, SHTR 21, TV MTM, dhe konkudoi që ti shqiptoje masat e më poshtme:
-Për shkeljen e nenit 75 paragrafi 3 nga Kodi zgjedhor dhe neni 22 paragrafi 1 Rregullorja për qasje të barabartë në përfaqësimin mediatik në kohën e fushatës zgjedhor (tejkalimi i limitit për program të paguar politik në një orë reale) Këshilli do të inicioje procedurë pë kundërvajtje për SHTR Kanal 5, TV Alfa, TV Sonce, TV Amazon, TV Shutel, TV BTR Nacional, TV Dibra, SHTR Vizhan – BM, TV Art, TV Koçani – LD, TV Kobra, TV Emi, SHTR Nova, SHTR 21, procedurë për kundërvajtje do të iniciohet edhe kundër kryeredaktorëve dhe redaktorëve përgjegjës të këtyre radiodifuzerëve.
-Për shkeljen e nenit 75 paragrafi 3 nga Kodi zgjedhor dhe neni 7 nga Rregullorja për qasje të barabartë në përfaqësimin mediatik në kohën e fushatës zgjedhore (transmetimi i reklamave të financuara nga buxheti i RM-ës, respektivisht nga buxheti i komunave dhe të qytetit të Shkupit), Këshilli do të iniciojë procedurë për kundërvajtje për TV MTM dhe Vizhan – BM. Procedurë për kundërvajtje do të iniciohet edhe kundër kryeredaktorëve dhe redaktorëve përgjegjës të këtyre radiodifuzerëve.
-Për shkeljen e nenit 75 paragrafi 3 nga Kodi zgjedhor dhe neni 27 nga Rregullorja për qasje të barabartë në përfaqësimin mediatik në kohën e fushatës zgjedhore (transmetimi i reklamimit të paguar politik në emisionet debative), Këshilli do të inicioje procedurë për kundërvajtjee për TV Shutel dhe TV BTR. Procedurë për kundërvajtje do të inicioje edhe për kryeredaktorët dhe redaktorët përgjegjës të këtyre radiodifuzerëve.
Këshilli konkludoi tu drejtoje ndërmendje TV Dibrës për shkak se është transmetuar program i paguar politik i cili nuk është e shënuar me “program i paguar politik“ dhe nuk është e ndarë me paralajmërim edhe sekuenca; TV Alfa dhe TV Vizham-BM për shkak se është transmetuar reklamim i paguar politik klienti i së cilës nuk është i shënuar qartë.
Këshilli e miratoi Propozim – Mendimin e tre dokumenteve punues të KE – për implementimin e shërbimit universal, informacionet shtesë për kalimin në televizionin digjital dhe pyetjet e vendeve- anëtare. Këshilli pozitivisht e vlerësoi miratimin e dokumenteve të këtillë.
Këshilli e shqyrtoi Informacionin për ndërprerjen e marrëveshjes për transmetimin e serviseve programore televizive të IKO MEDIA nga Beogradi dhe konkludoi të japë urdhër për ç’kyçjen e:
-SHTR Operator i rrjetit kabllor GLOBAL-NET- Krushevë për serviset programore : Ultra, Cinemania, Sport Klub, Sport Klub+, Fishing&Hunting и Golf Klub.
-SHTR Operator i rrjetit kabllor TO-MI Radovish për serviset programore : Sport Klub, Sport Klub+, Fishing&Hunting и Golf Klub dhe
-Shoqata për ndërmarrja ndërkombëtar, transport dhe tregti TRANSHPREJD TREJD eksport-import Shkup për serviset programore: Sport Klub, Sport Klub+,Fishing&Hunting и Golf Klub.