Shkup, 27.03.2013- Në mbledhjen e sotme Këshilli i Radiodifuzionit (KRD) e miratoi raportin nga monitorimi i mbulimit mediatik të zgjedhjeve lokale 2013 në lajme gjatë periudhës së fushatës zgjedhore (4-24 mars 2013).
KRD i shqyrtoi raportet nga monitorimi shkeljeve të konstatuara gjatë fushatës zgjedhore për : TV Spektra, TV Dalga, TV BTR, Radio Pro F-M, TV Shutel, TV Koha, TV EMi, TV Nova, TV Amazon, TV Telma, Radio Zona M-1, Radio Kanal 77, TV Sitel, TV MTM, Radio Vat, TV Era,Radio Maqedonase-programi në gjuhën turke, Servisi i programit të parë të MTV dhe konkludoi të veproje si më poshtë:
-Për shkeljen e nenit 75 paragrafi 3 nga Ligji zgjedhor dhe neni 22 paragrafi 1 nga Rregullorja për qasje të barabartë në përfaqësimin mediatik në periudhë gjatë fushatës zgjedhore (tejkalimi i limiti për marketing të paguar politik në një kohë reale) Këshilli do të ngrejë procedurë për kundërvajtje për TV Spektra, TV Dalga KRT, TV BTR dhe Radio Pro F-M. Procedurë për kundërvajtje do të ngrihet edhe për kryeredaktorët dhe redaktorët e këtyre radiodifuzerëve.
– Për shkeljen e nenit 75 paragrafi 3 të Kodit zgjedhor dhe neni 24 nga Rregullorja për qasje të barabartë në përfaqësimin mediatik në periudhë gjatë fushatës zgjedhore (marketing i paguar politik duhet të jetë adekuat dhe i shënuar dukshëm si Marketing i paguar politik” gjatë gjithë kohëzgjatjes së transmetimit dhe të jetë qartë e ndarë me identifikim ose me sekuenca dalëse), Këshilli do ti dërgoje ndërmendje TV Shutel dhe TV Emi.
– Për shkeljen e nenit 75 paragrafi 3 të Kodit zgjedhor dhe neni 26 nga Rregullorja për qasje të barabartë në përfaqësimin mediatik në periudhë gjatë fushatës zgjedhore (në të gjitha format e marketingut të paguar politik Klienti pa tjetër duhet të shënohet në mënyrë të qartë). Këshilli do ti dërgoje ndërmendje : TV Nova – Gjevgjeli, TV Amazon, TV Telma dhe Radio Zona M-1.
– Për shkeljen e nenit 75 paragrafi 3 të Kodit zgjedhor dhe neni 27 nga Rregullorja për qasje të barabartë në përfaqësimin mediatik në periudhë gjatë fushatës zgjedhore (marketing i paguar politik nuk mundët të transmetohet në lajme dhe të tjera programe ditore informative, në programet për fëmijë, programe arsimore dhe shkollore, në transmetime të drejtpërdrejta fetare, sportive, kulturore, argëtuese dhe programe të tjera të veçanta informative), Këshilli do të ngrejë procedurë për kundërvajtje për RA Kanal 77 dhe për TV Shutel. Procedurë për Kundërvajtje do të ngrehet edhe kundër kryeredaktorëve dhe redaktorëve përgjegjës të këtyre radiodifuzerëve.
– Për shkeljen e nenit 75 paragrafi 3 të Kodit zgjedhor dhe neni 29 nga Rregullorja për qasje të barabartë në përfaqësimin mediatik në periudhë gjatë fushatës zgjedhore (programet e veçanta informative nuk guxojnë të shfrytëzohen si formë e marketingut të paguar politik) Këshilli do ti dërgoje ndërmendje TV Shutel.
– Për shkeljen e nenit 75 paragrafi 3 të Kodit zgjedhor dhe neni 7 nga Rregullorja për qasje të barabartë në përfaqësimin mediatik në periudhë gjatë fushatës zgjedhore (transmetim i marketingut të financuar nga buxheti i RM-ës) Këshilli do të ngrejë procedurë për kundërvajtje për TV Sitel 3 dhe TV MTM. Procedurë për kundërvajtje do të ngrihet edhe për kryeredaktorët dhe redaktorët e këtyre radiodifuzerëve.
– Për shkeljen e nenit 75 paragrafi 3 të Kodit zgjedhor dhe neni 31 paragrafi 1 alineja 2 dhe 3 nga Rregullorja për qasje të barabartë në përfaqësimin mediatik në periudhë gjatë fushatës zgjedhore (gjatë heshtjes zgjedhore, radiodifuzerët mund të raportojnë edhe për parregullsitë edhe për incidente eventuale, me çka : mund të publikojnë vetëm informacione të verifikuara nga burime zyrtare , elementet nga informacionete burimeve zyrtare të cilat llogariten si shkelje të heshtjes zgjedhore si që është zbulimi i identitetit të subjektit politik të kyçur në incidente, nuk mund ti publikohen deri në mbylljen e vendvotimeve, ndërsa kandidatët në procesin zgjedhor, respektivisht organizatorët e fushatës zgjedhore, mbikëqyrësit e tyre dhe shtabet, nuk konsiderohen si burime zyrtare të informatave) Këshilli do ti dërgoje ndërmendje Radio Vat dhe TV Era.
– Për shkeljen e nenit 75 paragrafi 3 të Kodit zgjedhor dhe neni 31 paragrafi 1 nga Rregullorja për qasje të barabartë në përfaqësimin mediatik në periudhë gjatë fushatës zgjedhore ( janë publikuar rezultate nga hulumtimi i mendimit publik pas afatit të lejuar ligjor, në periudhë prej 5 ditësh para ditës së caktuar të mbajtjes së zgjedhjeve), Këshilli do ti dërgoje ndërmendje Radio Vat, Radio Maqedonase – programi në gjuhën turke, Radio Maqedonase – Radio Shkupi, MTV 2- Proragrami në gjuhën turke dhe servisi i programit të parë.
– Për shkeljen e nenit 75 paragrafi 3 të Kodit zgjedhor nga Rregullorja për qasje të barabartë në përfaqësimin mediatik në periudhë gjatë fushatës zgjedhore (gjatë publikimit nga hulumtimet e mendimit publik nuk janë të siguruara mjaftë informacione, në bazë të asaj publiku do të mund ta vlerësoj besueshmërinë e hulumtimit) Këshilli do ti dërgoje ndërmendje TV Sitel dhe Radio Maqedonase – Radio Shkupi.
Këshilli i Radiodifuzionit konkludoi që të lëshoje vërtetime për regjistrimin e paketave programore:
-Shoqatës për tregti dhe shërbime TOTAL TV, Vërtetim nr. 3 me çka paketa e regjistruar programore si e tërë plotësohet me serviset programore televizive : B92 Info, Kopernikus, Cinemania, FTV, TV 1000, Viasat History, Viasat Explorer, Viasat Nature, Sport Klub Prime, Discovery ID, MTV Adria, Ultra, History Channel, Eurosport, Eurosport 2 dhe TV Atlas.
– Telekomit Maqedonas SHA Shkup, Vërtetim nr. 40 me çka paketa e regjistruar programore si një e tërë plotësohet me serviset programore televizive : Euronews dhe Hustler TV.
KRD e miratoi informacionin për transmetimin e pa autorizuar të servisit programor televiziv të Pink TV dhe konkludoi që operatorit të rrjetit kabllor Pel Digjital ti paguhen detyrime për ç’kyçjen e servisit programor të PINK TV dhe për të njëjtin të informohet edhe trupi koordinator për pronësi intelektuale në Qeverinë e RM-ës.
KRD e miratoi informacionin për SHTR Radio Uskana- Plus – Kërçovë dhe SHTR PRO – FM nga Gostivari, pas procedurës së iniciuar për marrjen e lejes për ushtrim të veprimtarisë radiodifuzive. Shoqatat tregtare radiodifuzive SHTR Uskana – Plus- Kërçovë dhe SHTR Radio PRO- FM nga Gostivari, në afatin plotësues e kanë paguar pagesat e llogaritura për lejet për ushtrim të veprimtarisë radiodifuzive, për shkak se ndalohet veprimi për marrjen e lejes .