Kronikë nga seanca nr. 22 e KRD-ës

Këshilli i Radiodifuzionit i Republikës së Maqedonisë,  në mbledhjen e sotme të 22-të i miratoi plotësimet e propozuara të Kodit zgjedhor dhe Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit zgjedhor.

Plotësimet kanë të bëjnë si më poshtë: anëtarët e Këshillit të Radiodifuzionit dhe të  punësuarit në shërbimin profesional të Këshillit të mos jenë anëtar të bordeve të votimit  dhe për plotësimin e obligimeve ligjore të Këshillit gjatë kohës së fushatës zgjedhore, mjetet financiare me vlerë prej 15 milion denarë të sigurohen nga buxheti i Republikës së Maqedonisë. Këta mjete do të paguhen në llogari të veçantë të Këshillit për Radiodifuzion dhe do të jenë të dedikuara kryesisht për  financimin e aktiviteteve të Këshillit gjatë procesit zgjedhor. Por derisa mjetet e hyra janë më të mëdha se të dalurat reale, Këshilli do jetë i obliguar mjetet e mbetura që ti kthejë  në Buxhetin e Republikës së Maqedonisë. Këshilli është i obliguar që tepricën e mjeteve ta kthejë në llogarinë e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë.

KRD e miratoi Informacionin në lidhje me paralajmërimet e dërguara, zbatimin e procedurave dhe inicimin e procedurave të shkeljeve ndaj radiodifuzerëve gjatë kohës së Zgjedhjeve Lokale 2013, për shkak  të cenimit të Kodit Zgjedhor dhe akteve nënligjore të sjellë  në bazë të së njëjtit ndaj radiodifuzerëve  i ndërmori aktivitete e më  poshtme:

-Për shkeljen e Kodit Zgjedhor dhe Rregullores së sjelljes së radiodifuzerëve në periudhë para fillimit të fushatës zgjedhore, drejt radiodifuzerëve  janë dërguar 25 (njëzet e pesë ) paralajmërime, për shkeljen gjatë fushatës zgjedhore, drejt radiodifuzerëve janë dërguar  27-të paralajmërime dhe janë miratuar 33 veprime për  zgjedhje, nga të cilat 20 veprime për zgjedhjen janë kryer me sukses dhe janë iniciuara 13- të shkelje procedurash.

-Për shkeljen e Kodit Zgjedhor  – mos sigurimi i qasjes së barabartë në përfaqësimin mediatik gjatë kohës së fushatës zgjedhore e të gjithë përfaqësuesve në procesin zgjedhor, në pajtueshmëri me Rregulloren për përfaqësim të barabartë mediatik  gjatë kohës së fushatës zgjedhore , të iniciuara janë 8-të procedura për zgjedhje, të cilat janë në vazhdim.

KRD e miratoi Informacionin për vizitën zyrtare të Komisionit nga Këshilli i Radiodifuzionit të SHTR TOP TV nga Berova. Gjatë vizitës është konstatuar se radiodifuzeri i lartpërmendur e ka ndërprerë transmetimin e programit në dhjetor të vitit 2012, për shkak se radiodifuzeri nuk ka hapësira, respektivisht sepse SHTR TOP TV Berovë është transferuar nga hapësirat.  Duke marrë parasysh gjendjen  faktike reale, Këshilli vendosi të inicioje procedurë për marrjen e lejes për ushtrim të veprimtarisë radiodifuzive të Shoqërisë tregtare radiodifuzive TOP TV – Berovë.



Accessibility

Accessibility