1

Kronikë nga seanca nr. 23 e KRD- ës

Këshilli i Radiodifuzionit i Republikës së Maqedonisë, në seancën e sotme të 23-të i shqyrtoi raportet nga monitorimi i serviseve programore të SHTR Alsat – M, SHTR Kanal 5 dhe SHTR TV Makpetrol, të gjithë të transmetuara më datë 15 prill 2013 dhe për shkeljet e konstatuara  të  Ligjit për veprimtari radiodifuzive konkludoi që ti shqiptoje masat e më poshtme:

-Për TV Alsat – M, paralajmërim për shkak të shkeljes së nenit 98-të paragrafi 1 (transmetim i mbulimit të reklamave),

-Për TV SItel, vërejtje me shkrim me kërkesë për publikim për shkak të shkeljes së nenit 106 paragrafi 2 (inkurajim i shfrytëzimit  të prodhimit dhe shërbimeve të sponsorëve)

-Për TV Telma, vërejtje me shkrim për shkak të shkeljes së nenit 94 paragrafi 4 (transmetim i reklamave në të njëjtën kohë reale kur është transmetuar dritarja e teleshopingut)
Gjatë  monitorimit  të  programit  TV Kanal nuk janë konstatuar shkelje të dispozitave të Ligjit për veprimtari radiodifuzive dhe akteve nënligjore.

Këshilli i Radiodifuzionit KRD e shqyrtoi informacionin për përmbushjen e obligimeve për publikimin e të dhënave për punën e radiodifuzerëve në vitin paraprak më 31 maj dhe konkludoi të veproje në mënyrën e më poshtme:

-Shoqërive radiodifuzive Radio  Energy Strugë  dhe SHTR Radio Mkedonska Kamenica të cilat i publikuan të dhënat vetëm në programet e tyre, e jo edhe në gazetë ditore ju shqiptuan vërejtje me shkrim, ndërsa SHTR Radio Argëtuese  RAK Kumanovë i dërgoi paralajmërim.

-Shoqërive tregtare radiodifuzive NTV Ohër dhe Radio PRO – FM Gostivar të cilët deri tek këshilli i Radiodifuzionit nuk dorëzuan asnjë kopje nga publikimet në gazetë ditore, as edhe incizim nga publikimi i përmbajtjes të CD ose DVD formatit, dhe ju shqiptoi vërejtje me shkrim , SHTR Radio Fokusit Tetovë i shqiptoj vërejtje me shkrim me kërkesë për publikim, SHTR Radio  Energy Strugë  i shqiptoi ndalim të përkohshëm të reklamimit dhe teleshopingut  (një ditë), dhe SHTR Radio Besa fsh. Crnilishte i shqiptoi vërejtje me shkrim.

Duke marrë parasysh  të dhënat se SHTR DI_XHEJ Strugë  nuk transmeton program, KRD konkludoi të realizoje një vizitë zyrtare te DI –XHEJ  me qëllim të konstatimit të gjendjes  faktike dhe në varshmëri nga ajo të vërtetohen aktivitetet e më tejme dhe të kërkoje nga Agjencia për Komunikime Elektronike ta vërtetoje nëse frekuenca me të cilën ky radiodifuzer ka transmetuar program është ende në përdorim.
KRD konkludoi ti propozojë Qeverisë së Republikës së Maqedonisë që ti liroje nga pagesa e taksës radiodiuzive, pjesët të cilat nuk janë të mbuluara me sinjal radiodifuziv, respektivisht nuk kanë qasje në programin e TVM-ës edhe atë:

-Shoqata për prodhim, tregti dhe shërbime ,ФРУТИПРОМ” export – import Shtip, për objektin në vendbanimin fsh. Creshkaull. Vendbanim pa sistem ndriçimi, fsh. Creshka Shstip.

-Shoqata për punësimin e personave me handikap për prodhimtari, shërbime përfituese ,,ПУРАВИН” export – import – Shtip, për objektin në vendbanimin  fsh. Crshka rr. Vendbanim pa system ndriçimi fsh. Crshka Shtip

-Këshilli I Radiodifuzionit konkludoi që të lëshoje vërtetimet e më poshtme për paketat e regjistruara programore:

– Shoqërisë për telekomunikime dhe softuer – operatori kabllor Kablekall  exsport – import – Kërçovë, Vërtetim nr. 2 me çka paketa e regjistruar programore si e tërë plotësohet me serviset programore televizive:TV BOEM, Gura, Uskana, TV 1000 Balkan, Viasat History, Viasat Explorer, Viasat Nature, CNN International, TCM, Cartoon Network, Boomerang, Fashion TV, National GEO, Fox Life, Fox , 24 Kitchen, Chasse&Peche, AB Motors, Rai Uno, Rai Due, RTS SAT, HRT 1, SLO 1, RTCG, JRTS, TRT Turk, Kabel eins, N24, ProSieben, RTK, TVSTEK Rumeli, Al Jazeera Balkans, Hayat, TV Alsat – shqip, TV Super Sonic, MTV Adria, VH 1, BN,BN Music, Travel channel, Discovery Channel, Animal Planet, TLC , Planeta, Eurosport dhe Eurosport 2.

– Telekomin Maqedonas SHA Shkup, Vërtetim nr. 42 me çka paketa e regjistruar programore si e tërë plotësohet me serviset programore televizive:24 Kitchen dhe FOX;

– SHTR – operator i rrjetit kabllor Spejs Tel- Net Fsh. Kadino, Ilinden Shkup, Vërtetim nr. 3 me çka paketa e regjistruar programore si e tërë plotësohet me serviset programore televizive : TV Sonce, MTM, BN, BN Music, Boomerang, Cartoon Network, CNN, Planeta, FOX, FOX Movies, 24 Kitchen, MTV Adria, Discovery, TLC, Animal Planet dhe Discovery ID;

-Shoqërisë për shërbime, tregti dhe prodhimtari MOBI Servis Export – Import – Prilep, komuna Krivigashtan, Vërtetim nr. 1 me çka paketa e regjistruar programore si e tërë plotësohet me serviset programore televizive: TVM 1, TVM 2, Kanali Parlamentar, Telma, Sitel 3, Kanal 5 Plus, Alfa TV, Nasha TV, 24 Vesti, TV Sonce, Russia Today Doc, B 92 info, Svet Plus, K CN, K CN Music, Happy TV, Spektrum, HD Music, SOS Kanal, DM SAT, Astro TV, Top music, Duga TV, Alternativna TV, Valentino TV, Atlas TV, Planeta, Rodina dhe Russia Today.