Shkup, 31.05.2013- Këshilli i Radiodifuzionit (KRD) në mbledhjen e sotme i shqyrtoi raportet e monitorimit të serviseve programore: NASHA TV, KANAL 5 Plus, 24 VESTI, TV SITEL 3, TV SONCE dhe TV ALFA të transmetuara më datë 23.04.2013 dhe konkludoi që ti shqiptoje masat e më poshtme:
– Vërejtje me shkrim për TV Kanal 5 Plus për shkeljen e nenit 98 paragrafi 1 të Ligjit për veprimtari radiodifuzive (transmetim i reklamave të mbuluara)
– Vërejtje me shkrim për TV Afla për shkeljen e nenit 93 paragrafi 3 të Ligjit për veprimtari radiodifuzive ( tejkalimi i limitit për reklamim në një orë reale)
– Nërmendje për TV Sitel 3 për shkeljen e nenit 99 paragrafi 1 alineja 4 të Ligjit për veprimtari radiodifuzive (mos respektim i periudhës prej 20 minutash ndërmjet dy reklamave bllok në programet)
Në ditën e analizuar të serviseve programore Nasha TV, 24 Vesti dhe TV Sonce nuk u janë konstatuar shkelje të Ligjit për veprimtari radiodifuzive dhe akteve nënligjore.
KRD e miratoi Planin për përdorimin dhe shpërndarjen e transmetimit të kapaciteteve numerike tokësore në multipleks (Tekst i pastruar)
KRD e miratoi informacionin në lidhje me pajtueshmërinë e radiodifuzerëve me dispozitën e përmbajtur në nenin 11 të Ligji për veprimtari radiodifuzive pas miratimit të zgjedhjeve Lokale 2013 në RM dhe konkludoi tek të gjithë radiodifuzerët të dërgoje letër, me të cilën do ti rikujtoje se punën e tyre janë të detyruar që ta përputhin me dispozitat e përmbajtura në nenin 11 të Ligji për veprimtari radiodifuzive. Por derisa radiodifuzerët nuk veprojnë sipas detyrimeve të përmendura , Këshilli i radiodifuzionit e vërtetoi shmangien e nenit 11, a në lidhje me nenin 18 të Ligjit për veprimtari radiodifuzive, në përputhje me kompetencat e saj ligjore, do të iniciojë procedurë për marrjen e lejes për veprimtari radiodifuzive.
KRD konkludoi që ti japë leje për ndërrimin e strukturës pronësore SHTR Radio Merak 5 FM – Veles. Në lidhje me konstatimin e mos lejimit të përqendrimit mediatik tek ky radiodifuzer, Këshilli konkludoi që ta ndërmend radiodifuzerin e lartë përmendur në afat jo më shumë se tre muaj nga dita e vërtetimit të ekzistimit përqendrim i pa lejuar mediatik , që ta miratojë punën e vetë me dispozitat e Ligjit për veprimtari radiodifuzive.