Kronikë nga seanca nr. 27-të e KRD-ës

Shkup, 06.06.2013- Këshilli i Radiodifuzionit (KRD) në mbledhjen e sotme konkludoi që të lëshoje vërtetimet e më poshtme për paketat e regjistruara programore:

-Shoqërisë për shërbime dhe shoqëri  prodhuese. Profi Sund export – import Strugë, vërtetim nr. 2 me çka paketa e regjistruar programore si e tërë plotësohet me serviset programore televizive:  Sitel, Sitel 3, Kanal 5, Kanal 5 Plus, Alsat, Alfa TV, 24 Vesti, Telma, Hayat Plus, Hayat Folk, DM SAT, AL Jazzera Balkans, HRT 1, HRT 2, BHT 1, SLO 1, SLO 2, SLO 3, RTS SAT, BNT 1, BNT World, TRT Turk, TW 1, RAI UNO, RAI DUE, RAI TRE, RAI NEWS, France 2, France 3, Arte, N24, Prosieben, SAT 1, Puls 4, RTL, Super RTL, N-TV, VOX dhe RTL 2.

-Shoqërisë për telekomunikime inxhinieringu, softuer, tregti dhe shërbime” БЛИЗУ МЕДИА EНД БРОУДБЕНД” – Shkup, për qytetet e Shkup, Tetovë, Kumanovë Veles, Shtip, Prilep,  me çka paketa e regjistruar programore si e tërë plotësohet me serviset programore televizive:  Balkanika, Fen TV, Bloomberg, FREE X TV, X Dream dhe French Lover.

– KRD e miratoi informacionin pas  ankesës për paraqitjen e operatorit të paregjistruar të rrjetit të komunikacionit publik të zonës së Gostivarit dhe Konkludoi që ta informoje trupin koordinator për pronësi intelektuale pran Qeveris së RM-ës, si dhe Agjencinë për komunikime elektronike se operatori i rrjetit të komunikacionit publik  AS SAT – Gostivar bën transmetimin e serviseve programore pa nostrifikimin e duhur dhe pa regjistrimin e paketës programore nga ana e Këshillit.

– KRD e miratoi Sqarimin lidhur me rriemetimin nëpërmjet rrjeteve të komunikacionit publik të cilat bëjnë transmetimin e  serviseve programore nëpërmjet kabllorëve të serviseve programore rajonale të cilat transmetohen nëpërmjet transmetuesit  tokësor digjital  në RM dhe konkludoi ti informoje të gjithë operatorët  e rrjetit të komunikacionit publik në Republikën e Maqedonisë të cilët bëjnë rriemetimin  e serviseve programore  nëpërmjet kabllorëve, në të cilën do tu shtohet sqarim në lidhje me mundësitë për riemetimin e serviseve programore rajonale të cilat transmetohen nëpërmjet transmetuasit digjital tokësor, me paralajmërim  se në çdo rast konkret ku ka dilema për këtë pyetje secili operator duhet të kërkojë dhe të marrë sqarime nga Këshilli i Radiodifuzionit.



Accessibility

Accessibility