SHKUP, 23.08.2013– Këshilli i Radiodifuzionit (KRD) në mbledhjen e sotme e miratoi Informacionin për mënyrën e veprimit të transmetuesve pas masave të shqiptuara dhe paralajmërimeve për shkak mos përmbushjes së obligimeve për dorëzimin e të dhënave së punës ekonomike në vitin 2012. Për shkak mos përmbushjes së obligimeve të përmendura , Këshilli transmetuesve të shënuar më poshtë konkludoi që t iu shqiptoje këto masa:
-Radio Fokus ndërprerje të përkohshme prej një dite reklamim dhe teleshoping.
-Energy Radio ndërprerje të përkohshme prej dy ditësh reklamim dhe teleshoping.
-Radio Besa vërejtje me shkrim me kërkesë për publikim.
-Radio Makedonsa Kamenica vërejtje me shkrim.
KRD e miratoi informacionin për mënyrën e veprimit të transmetuesve pas masave të shqiptuara dhe paralajmërimeve të dërguara nga ana e Këshillit, për shkak të mos përmbushjes së obligimit për publikimin e të dhënave nga puna e vitin e kaluar më 31 mars. Për shkak mospërmbushjes së obligimeve, Këshilli të transmetuesve të shënuar më poshtë konkludoi që t iu shqiptoje këto masa:
-Energy Radio vërejtje me shkrim me kërkesë për publikim.
-TV Super Skaj vërejtje me shkrim.
-Radio Besa ndërprerje të përkohshme prej dy ditësh reklamim dhe teleshoping.
-Radio Fokus ndërprerje të përkohshme prej një dite reklamim dhe teleshoping.
KRD e miratoi informacionin për përmbushjen e obligimit për publikimin e të dhënave për punën e transmetuesve në vitin e kaluar më 30 qershor. Për shkak mos përmbushjes të obligimit, Këshilli të transmetuesve të shënuar më poshtë konkludoi që t iu shqiptoje këto masa:
-TV VTV vërejtje me shkrim.
-TV 2 vërejtje me shkrim me kërkesë për publikim.
-Kanal Tri vërejtje me shkrim.
-Albana Plus vërejtje me shkrim.
-Radio Fokus ndërprerje të përkohshme prej një dite reklamim dhe teleshoping.
-Energz Radio vërejtje me shkrim me kërkesë për publikim.
-Radio Besa ndërprerje të përkohshme prej dy ditësh reklamim dhe teleshoping.
-Radio Merlin vërejtje me shkrim me kërkesë për publikim.