Kronikë nga seanca nr. 41 e KRD-ës

Shkup, 30.08.2013- Këshilli i radiodifuzionit (KRD) në seancën e sotme e miratoi informacionin për pagesën e kompensimit të lejes për ushtrim të veprimtarisë radiodifuzive, pas përllogaritjeve të dorëzuara më 15 gusht të vitit 2013 dhe solli vendim për inicimin e procedurës për marrjen e lejes për ushtrim të veprimtarisë radiodifuzive të NASHA TV Shkup dhe TELEVIZIONI SONCE Prilep. Këshilli transmetuesit e lartpërmendur konkludoi që ti paralajmëroje për pagesën e borxhit në afat prej 15-të ditëve që nga inicimi i procedurës për marrjen e lejes. Por derisa transmetuesit nuk veprojnë sipas paralajmërimeve të dërguara, Këshilli qo të sjelle procedurë për marrjen e lejes për ushtrim të veprimtarisë radiodifuzive.

KRD i shqyrtoi raportet nga monitorimi i serviseve programore TV Star Shtip emetuar më datë 15 qershor, TV Iris Shtip emetuar më datë 24 qershor, TV VIZHN – BM Prilep emetuar më datë 25 qershor, TV Kanal Vis Strumicë emetuar më datë 28 qershor dhe TV Tikveshija Kavadarci emetuar më datë 30 qershor 2013 dhe konkludoi që ti shqiptoje masat e më poshtme:

-TV Star i shqiptoi paralajmërim për kohë të papërshtatshme programore dhe vërejtje me shkrim për reklamim të fshehur.

-TV Iris i shqiptoi paralajmërim për mos shënjimin para fillimit të programit me shenjë akustike dhe me paralajmërim audio vizual dhe jo emetim gjithmonë paralajmërim gjatë programit, vërejtje me shkrim për mos respektimin e obligimeve për emetim më pakë se 30% program burimor në gjuhën maqedonase dhe vërejtje me shkrim me kërkesë për publikim për tejkalimin e limitit për reklamim gjatë një kohe reale.

-TV VIZHN- BM i shqiptoi vërejtje me shkrim për tejkalimin e limitit për reklamim dhe paralajmërim për emetimin reklamim i fshehtë dhe për shfaqjen e produkteve duke theksuar emrin e dukshëm dhe markën.

-TV Kanal Vis i shqiptoi ndalim të përkohshëm reklamim dhe teleshoping prej një dite për arsye të tejkalimit të limitit për reklamim gjatë një ore reale dhe paralajmërim për shkak mos shënjimit dhe mos ndarjes e reklamave nga pjesët e tjera të programit me mjete optike dhe akustike.

-TV Tikveshija i shqiptoi vërejtje me shkrim për mosrespektimin e obligimit për emetim emetim më pakë se 30% program burimor në gjuhën maqedonase.

KRD e miratoi analizën e strukturës e të punësuarve në industrinë radiodifuzive për vitin 2012.



Accessibility

Accessibility