Kronikë nga seanca nr. 47-të e KRD-ës

Shkup, 24.09.2013- Këshilli i radiodifuzionit (KRD) në seancën e sotme e miratoi informacionin në lidhje me procedurën e falimentimit të debitorit Shoqëria tregtare radiodifuozive PINK 15 Shkup dhe konkludoi si kreditor i përcaktuar me kërkesë që të vazhdoje me pjesëmarrje dhe ndjekje të procedurës falimintuese të këtij radiodfiuzeri.

KRD e miratoi informacionin në lidhje me masat e përcaktuara për sigurimin e Shoqërisë tregtare radiodifuzive “ RADI MAKEDONSKA KAMENICA” Makedonska Kamenica dhe konkludoi që të sjellë vendim për ndërprerjen e vlefshmërisë të lejes për ushtrim të veprimtarisë radiodifuzive pas publikimit të vendimit për hapjen dhe konkludimin e procedurës për falimentim ndaj debitorit (borxhliut) “ RADIO MAKEDONSKA KAMENICA” Makedonska Kamenica.

Këshilli i radiodifuzionit i shqyrtoi raportet nga monitorimi i serialit “ Ndërmjet Çershafeve” me Rebeka Roznblat emetuar në TELEVIZIONIN TELMA Shkup në periudhë prej 9 deri më 13 Shtator dhe konkludoi që këtij radiodifuzeri ti shqiptoje masën vërejtje me shkrim me kërkesë për publikim për shkak transmetimit në kohë të papërshtatshme të serialit.

KRD e miratoi informacionin pas kërkesës së SHTR Kanal 5 Shkup dhe konkludoi që të dërgoje letër deri tek të gjithë operatorët e rrjetit të komunikacionit publik që të veprojnë me errësimin e servisit programor televiziv të huaj TV OBN gjatë kohës kohës së transmetimit të premierës përsëritëse të TV serialit “ I Madhërishmi Sulejman” në terminet në vazhdim: nga dita e hënë deri te premten prej ora 15:55 deri në ora 17:00, prej ora 20:00 deri n; ora 21:00 dhe prej ora 22:20 deri n; ora 23:30, të shtunën prej ora 13:20 deri n; ora 17:30, me paraqitjen e arsyes për errësimin dhe me paralajmërim se do të pasojnë monitorime kontrolluese për shkak të kontrollimit a respektohet urrdhëri për errësim.



Accessibility

Accessibility