Kronikë nga seanca nr. 52 e KRD-ës

Shkup, 29.10.2013- Këshilli i radiodifuzionit (KRD) në seancën e mbajtur sot e shqyrtoi raportet nga monitorimi i serviseve programore të servisit programor Radio Kanal 77 Shtip, Radio Antena 5 Shkup dhe ROS Metropolis Radio Shkup, transmetuar me dtatë 1 tetor 2013.

Programit të Radio Kanal 77 Shtip dhe Radio Antena 5 Shkup nuk u është konstatuar shkelje e Ligjit për veprimtari radiodifuzive dhe të akteve nënligjore.

Për inkurajimin e shfrytëzimit të prodhimeve dhe shërbimeve të sponsorit nga ana e udhëheqësit të emisionit “Pjetri për mëngjes dhe pushim“ , Këshilli i radiodifuzionit ROS Metropolis Radio Shkup i dërgoi paralajmërim.

KRD e miratoi informacionin Informacioni nga monitorimi i shfaqjes (show) “ Gjaku nuk është ujë” transmetuar në programin e Shoqërisë tregtare radiodifuzive Televizioni SITEL Shkup më 21, 22 dhe 23 tetor 2013 dhe konkludoi që ta paralajmëroje median se ky lloj i emisioneve duhet që para dhe pas transmetimit të shënohen si programë e kategorisë së dytë për të cilën është e duhur mbikëqyrja e prindërve, dhe se jo vetëm premiera, por edhe përsëritja nuk mund të transmetohet në periudhë prej ora 5 në mëngjes deri në ora 17 në mbrëmje.

KRD e miratoi informacionin pas letrës Shoqlrisë tregtare radiodifuzive TV_EDO në lidhje me procesverbalin për veprën e konstatuar gjatë transmetimit program filmi pa rregulluar të drejtat e autorit dhe të drejtat e ngjashme, në periudhë prej 09 deri më 16 qershor 2013. Për shkak se dokumentacioni shtesë i dorëzuar nga TV EDO, së bashku me dokumentacionet e dorëzuara më parë për emetimin e film programit, faktet tregojnë se ky transmetues i ka pasur të rregulluara të drejtat e autorit dhe të drejtat e ngjashme për të gjithë nga ana e tyre filma të transmetuar, në kohën prej 09 deri më 16 qershor të vitit 2013, Këshilli konkludoi që ta ndërpres veprën penale për marrëveshjen kundër këtij transmetuesi të mos iniciojë vepër penale dhe ti shqiptoje masën vërejtje me shkrim për shkak se transmetuesi e kompletoni dokumentacionin thuajse në fazën e dytë.

Këshilli i radiodifuzionit konkludoi që ti lëshoje vërtetimet për paketat e regjistruara programore të më poshtme:

-Shoqërisë për telekomunikacion inxhinieringu, softuer, tregti dhe shërbime BLIZU MEDIA END BROUDBEND Shkup, për qytetin e Shkupit, Tetovës, Kumanovë Veles, Shtip, Prilep, Vërtetim nr. 51 me çka paketa e regjistruar programore si e tërë plotësohet me serviset programore televizive:Penthouse HD, KCN, KCN Music, Svet Plus dhe TV 5 Monde.

 

-SHTR Multimedija Netvork Gostivar, Vërtetim nr. 17 me çka paketa e regjistruar programore digjitale si e tërë plotësohet me serviset programore televizive: 24 Kitceh, FOX Movies, Fashion TV, Peace TV, Kanal 7, RTCG SAT, MTV Music, VH 1 Clasic, MTV Hits, MTV Rocks, MTV Dance, MTV Live HD, Planeta, TOP Channel HD, Klan HD, Snews HD, Film nje HD, Film dy HD, Film Plus HD, Film Hits, Film Autor, Film Drame, 1-st Channel, Club TV, Shqipja master. Për serviset programore Franch Lover, Free-X TV, Super sport HD, X1, X2, X3 dhe X4,

 



Accessibility

Accessibility