1

Kronikë nga seanca nr. 56-të e KRD-ës

SHKUP, 08.11.2013- Këshilli i radiodifuzionit (KRD) në seancën e sotme e miratoi informacionin pas kërkesës së SHTR Alsat Shkup dhe konkludoi, me shkrim dhe nëpërmjet postes elektronike, që të sjelle urdhër për errësimin e ekranit tek të gjithë operatorët të rrjeteve të komunikacionit publik të cilët nuk ishin të përmendur në kërkesën e mëparshme të TV Alsat. Operatoret e rrjetit të komunikacionit publik, menjëherë pas marrjes së urdhrit duhet të fillojnë me errësimin e programeve televizive të huaja TV 21 Kosovë, TV Hajat dhe Vizion Plus gjatë kohës së transmetimit të premierës së përsëritur të TV Serialit “ Karadaj” në terminet e më poshtme:

-Në TV Hajat plus TV seriali “Karadaj” transmetohet secilën ditë pune prej ora 21:00 deri në orën 23:00, dhe përsëritja secilën ditë pune prej ora 10:00 deri në orën 11:00.

– Në TV Vizion plus do të transmetohet vetëm të martën dhe të mërkurën, në kohë prej ora 21:00 dhe 22:00, pa edicione të përsëritura.

– Në TV RTV 21 përsëritjet janë çdo ditë prej ora 12:30 deri në ora 13:00, ndërsa transmetimi është në ditë të caktuara të javës në ora 21:00 deri në ora 23:00.

Derisa seriali emetohet dhe në kohë tjera, përveç këtyre të shënuarave, operatorët e rrjetit të komunikacionit publik janë të detyruar që ta errësojnë ekranin në të gjithë kohen kur emetohet seriali “Karadaj”

KRD e miratoi raportin nga mbledhja me pronarin e SHTR Radio Besa. Në mbledhje pronarit është paralajmëruar për shkeljet që ky radiodifuzer i kishte bërë gjatë vitit 2013 dhe ishte konstatuar afati i fundit për plotësimin e obligimeve dhe heqjes së lëndimeve të bëra të Ligjit për veprimtari radiodifuzive nga ana e radiodifuzerit jetë 20 nëntor 2013.

KRD e miratoi informacionin nga vizitat zyrtare tek SHTR RADIO FOKUS Tetovë dhe SHTR ENERGY RADIO eksport-import Strugë. Përfaqësuesve të Radio Fokus dhe SHTR ENERGY RADIO u është paralajmëruar për shkeljet e bëra të Ligjit për veprimtari radiodifuzive, me çka ato duhet ta përputhin punën e tyre me Ligjin më vonë deri më 15 2013.

Këshilli i radiodifuzionit konkludoi që ti lëshoje vërtetimet e më poshtme për paketat e regjistruara programore:

-SHTR – operator I rrjetit kabllor KDS KABELL NET Prilep, Vërtetim nr. 6 me çka paketa e regjistruar programore si e tërë plotësohet me serviset programore televizive: Alfa TV, Kanal 5, Канал 5+, Sport Klub, Sport Klub +, Golf Klub, Fishing & Hunting, Ultra, Cinemania, Kopernikus, RTS-SAT, HRT 1, RAI UNO, RTV CG, TRT, RTL 2, B92 Info, CBS Drama, VH 1, CBS Reality, Chasse & Peche, AB Moteurs, TV 1000, Viasat History, Viasat Explorer, Animal Planet, Discovery Channel, TLC, Discovery Science, Boomerang, CN, Carton Network, Universal Channel, Style, Viasat Nature, MTV Adria, World Fashion, Fox Life, Fox Crime, National Geographic, Russia Today TV HD dhe RT Documentary HD.