Kronikë nga seanca nr. 6

SHKUP, 04.02.2014- Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovzuele në seancën e sotme e miratoi informacionin për lirimin nga pagesa e taksës radiodifuzive për familjet e banuara në vendbanimet fsh Dollni Manastir Komuna e Makedonski Brod dhe konkludoi që ti propozojë Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, që ti liroje nga pagesa e taksës radiodifuzive familjet e banuara në vendbanimet që nuk janë të mbuluara me sinjal radiodifuziv të Nërmarjes Publike “Radiodifuzioni Maqedonas” nëpërmjet së cilit transmetohen serviset programore “Radio-televizioni Maqedonas” nga fsh Dollni Manastir Komuna e Makedonski Brod gjithsejtë 48 (katerdhjet e tetë) familje të banuara.

Agjencia e miratoi raportin nga auditimi i kryer për mënyrën e përgatitjes së dokumentacionit për tender për projektin fishe: “Përforcimi i kapaciteteve administrative të trupave rregullator për telekomunikacion dhe mediume për rregullim më efikas të serviseve të reja digjitale shumëshërbimesh – EuropeAid/129857/D/SER/MK“.

Agjencia e miratoi informacionin pas kërkesës së Radio – televizionit Maqedonas për bllokim gjeografik (errësim) i përmbajtjeve së Lojërave olimpike dimërore “Sochi” 2014 gjatë transmetimit/ritransmetimit të atyre përmbajtjeve të televizioneve të huaja në rrjetet e komunakcionit publik në Republikën e Maqedonisë, dhe konkludoi që të dërgoje letër me shkrim me të cilën do ti paralajmëroje për obligimin për errësimin e serviseve programore të huaja që ritransmetohen në Republikën e Maqedonisë, gjatë kohës së transmetimit/ritransmetimit të përmbajtjeve nga Lojërat olimpike dimërore “Sochi” 2014, prej datës 7 deri në datë 23 shkurt 2014.

Agjencia i miratoi regjistrin e radiove dhe televizioneve dhe të njëjtat i publikoi në ueb faqen e Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele.

Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele konkludoi që ti lëshoje vërtetimet e më poshtme për regjistrimin e pakove programore:

-SHTR – VIN SAT KABEL Vinicë, vërtetim nr. 1 me çka pakoja e regjistruar programore, si e tërë plotësohet me serviset televizive programore: MRT1,MRT2, Kanali Parlamentar, Sitel, Sitel 3, Kanal 5, Kanal 5 plus, Telma, Alfa, TV Iris (rajonale), TV Star (rajonale), TV D1 (rajonale), TV Koçani (lokale), TV Kanal 8(lokale), TV Sonce, TV 24 Lajme, Atlas, RTS Sat, HRT 1, HRT 3, Valentino TV dhe DM Sat;

-Shoqërisë për telekomunikime inxhinieringu, softuer, tregti dhe shërbime Blizu Media END BROUDBEND Shkup, për qytetin e Velesit, Vërtetim nr. 27 me çka pakoja e regjistruar programore si e tërë plotësohet me servisin programor televiziv: Kanal 21(lokale);

-SHTR – Operatori i rrjetit kabllor INFEL KTV Ohër, vërtetim nr. 13 me çka pakoja e regjistruar programore si e tërë plotësohet me servisin programor televiziv: BN;

-Shoqërisë për telekomunikim inxhinieringu PET NET, vërtetim nr. 8, me çka pakoja e regjistruar programore si e tërë plotësohet me serviset programore tlevevizive: Radio TAJM (lokale) dhe Radio Antena 5;

-Telekomi Maqedonas SHA – Shkup, Vërtetim nr, 51 me çka pakoja e regjistruar programore si e tërë plotësohet me servisin programor televiziv: Kanal TRE (rajonale);

-SHTR- operator i rrjetit kabllor ROBI Shtip filialet Telekabell – pako digjitale për qytetet Shkup, Veles, Shtip, Manastir, Shën Nikole (Sveti Nikole), Koçani, Negotinë, Radovish dhe Kavadarci, vërtetim nr. 27 me çka pakoja e regjistruar programore, si e tërë plotësohet me servisin programor televiziv: Kanal 5 plus;

-Shoqëria për shërbime, prodhimtari dhe tregti VVV-INTERNET Kumanovë, Vërtetim nr. 2, me çka pakoja e regjistruar programore si e tërë plotësohet me serviset programore televizive: Sport Klub, Sport Klub +, SK Prime, Golf Klub, Fishing and hunting, Ultra, Cinemanija, Mini Ultra, IQS Live, AL Jazeera Balkans, Klan Kosova, RTV 21, 21 Plus dhe 21 Popullore.



Accessibility

Accessibility