SHKUP, 10.12.2013- Këshilli i radiodifuzionit (KRD) në seancën e sotme i shqyrtoi raportet nga monitorimi i serviseve programore TV VTV Valandovë, emetuar me datë 31 qershor 2013, TV Koha Tetovë, emetuar me datë 29 gusht 2013 dhe TV Hana Kumanovë, emetuar me datë 16 nëntor 2013.
Këshilli i radiodifuzionit konkludoi që të veproje si më poshtë:
-TV VTV i shqiptoi vërejtje me shkrim për kapërcimin e kufirit për reklamim në një kohë reale,
-TV Koha i shqiptoi 2 (dy) masa, paralajmërim për mos respektimin e rregullave për mbrojtjen e të miturve, respektivisht për kohë të papërshtatshme dhe vërejtje me shkrim për kapërcimin e kufirit për reklamim në një kohë reale,
-TV Hana i shqiptoi 3 (tri) vërejtje me shkrim, njërën për mos respektimin e rregullave për mbrojtjen e të miturve, respektivisht për kohë të papërshtatshme, të dytën për mos shënjimin e programeve me sinjalizim paralajmërues gjatë kohëzgjatjes së tyre, të tretën për mos shënjimin dhe mos ndarjen e reklamave nga pjesët e tjera të programit me mjete akustike. Për mos respektimin në periudhë më pakë se 20 minuta që duhet të kaloje nëpërmjet dy blloqeve reklamuese të emetuara në kuadër të programve televizive , KRD TV Hanës i dërgoi paralajmërim.
-KRD e miratoi Informacionin për mos plotësimin pas masave të shqiptuara nga ana e SHTR ENERGY RADIO Strugë, SHTR RADIO FOKUS Tetovë dhe SHTR Radio Besa Dolnen. KRD konkludoi që radiodifuzerëve të lartë përmendurën së fundmi të ju dërgoje letër si paralajmërim për ti plotësuar masat.
-KRD e miratoi Informacionin në lidhje me plotësimin e obligimit për publikimin e të dhënave për punën e radiodifuzerëve në vitin e kaluar më 31 tetor. Për mosplotësimin e këtij obligimi Këshilli konkludoi TV-EDO Saraj, G-TV Gostivar dhe RADIO USKANA-PLUS Kërçovë që tu shqiptoje vërejtje me shkrim , ndërsa TV VTV Valandovë, TV SUPER SKAJ Tetovë dhe DI_XHEJ Strugë u shqiptoi vërejtje me shkrim me kërkesë për publikim.
– KRD e miratoi për realizimin e kontrollit të të dhënave për strukturën e SHTR 24 Lajme Shtip dhe SHTR ROBI Shtip.