1

Kronikë nga seanca nr. 64 e KRD-ës

SHKUP, 13.12.2013– Këshilli i radiodifuzionit (KRD) në seancën e sotme e miratoi Rebalancin e planit financiar të Këshillit të radiodifuzionit për vitin 2013, me qëllim që të sigurohen mjete për shërbimin e Trans-kodimit, segmentimit, incizim dhe transferim i TV serviseve lokale që emetojnë program nëpërmjet multipleksit digjital tokësor. Në përputhje me këtë, Plani vjetor për furnizime publike në vitin 2013 është i plotësuar dhe është sjellë vendim për nevojat e furnizimeve publike për lëndët e furnizimit të shërbimit të Trans-kodimit, segmentimit, incizim dhe transferim i TV serviseve lokale që emetojnë program nëpërmjet multipleksit digjital tokësor.

KRD e shqyrtoi monitorimin e servisit programor TV Alsat Shkup, emetuar me datë 8,9 dhe 10 dhjetor 2013. Me monitorimin e realizuar është konstatuar se është bërë shkelje e nenit 68 paragrafi 2 alineja 4 dhe neni 68 paragrafi 2 alineja, me çka Këshilli i shqiptoi vërejtje me shkrim Televizionit Alsat. Më shumë detaje në lidhje me analizat e bëra mund ti shihni në raportin e monitorimit të TV Alsat, në këtë link .

KRD e miratoi Planin strategjik për realizimin e revizionit të brendshëm për periudhën 2014-2016.

Këshilli i radiodifuzionit në seancën e sotme solli vendim për të nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Universitetin Shtetëror të Tetovës.

KRD konkludoi që ti lëshoje vërtetimet e më poshtme për paketat e regjistruara programore:

-SHTR – Operator I rrjetit kabllor INFEL KTV Ohër, Vërtetim nr. 11 me çka paketa e regjistruar programore si e tërë plotësohet me serviset programore televizive: SK Prime, IQS Life, Mini Ultra, Sport Klub, Sport Klub +, Golf Klub, Fishing & Hunting, Ultra dhe Cinemania.

-Shoqërisë për telekomunikacion inxhinierigu, softuer, tregti dhe shërbime VIN SAT Vinicë, vërtetim nr 8 me çka paketa e regjistruar programore si e tërë plotësohet me serviset programore televizive: Alfa TV, Nasha TV, Telma, Kanal 5, TV Iris (regjionale), TV Star (regjonale), TV D1 (regjionale), TV Koçani (lokale), НRT 1, Planeta, TV 1000, Viasat Explorer, National Geographic, FOX Crime, FOX Life, Cinemania, Golf Klub, Ultra, Sport Klub, Sport Klub + dhe Fishing & Hunting.

-SHTR – Operator I rrjetit kabllor SANET KABELL SAT Vinicë, vërtetom nr 1 me çka paketa e regjistruar programore plotësohet me serviset programore televizive:TVM 1, TVM 2, Kanali Parlamentar, Sitel, Sitel 3, Kanal 5, Kanal 5 plus, Telma, Alfa TV, Nasha TV, 24 orë Lajme, Alsat, TV Sonce, DM Sat, Atlas TV, HD Mjuzik, Happy TV, Kopernikus TV, Kopernikus Muzik, Svet Plus, B92 Info, Soko TV, RTS Sat, RTCG, HRT 1, HRT 3, Rai Uno, Rai Due, Rai Tre, Pro 7, Super RTL, TRT Internacional, Planeta, OTV Valentino, Russia Today dhe Russia Today Doc.