SHKUP, 07.02.2014- Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele në seance e sotme i miratoi ndryshimn dhe plotësimin e Metodologjisë për monitorimin e mediave se si do të prezantohen gjatë fushatës zgjedhore nëpërmjet serviseve programore të radiove dhe televizioneve gjatë kohës së procesit zgjedhor.
Agjencia e miratoi raportin e komisionit regjistrimit për regjistrimin e mbaruar të mjeteve themelore, inventarin e imët, materialet dhe pjesët rezerve në magacin, arkëtimi dhe obligimi i Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele për vitin 2013.
Agjencia e miratoi informacionin në drejtim të përgatitjes së mbledhjes së 10-të Nënkomitetit për inovacion, shoqëria informatike dhe politika sociale.
Agjencia e miratoi informacionin për lirimin nga pagesa e taksës radiodifuzive familjet e banuara në vendbanimin fsh Topolnica Komuna e Radovishit dhe konkludoi që ti propozoje Qeverisë së Republikës së Maqedonisë ta liroje nga pagesa e taksës radiodifuzive gjithsejtë 162 (njëqind e gjashtëdhjetë e dy) familje të banuara në vendbanimin fsh Topolnica, komuna e Radovishit e banorëve të cilët nuk kanë qasje në programet e NP “Radio – televizioni i Maqedonisë”.
Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele e miratoi informacionin në lidhje me njoftimin, nga operatori i multipleksit digjital tokësor “ONE” shërbimet e telekomunikacionit Shkup, për ndërprerjen e marrëveshjes për transmetim digjital të servisit programor SHTR ART Kanal Strugë, për shkak të mos plotësimit të obligimeve në marrëveshje.
Agjencia e miratoi raportin nga realizimi i monitorimit të programeve në lidhje me punën e operatorëve të rrjeteve komunikuese elektronike publike më datë 29.01.2014 në Ohër dhe konkludoi operatorëve të rrjeteve komunikuese elektronike publike të cilat transmetojnë servise programore televizive për të cilat nuk kanë marrëveshje për rregullimin e të drejtave të autorit dhe të drejtave të ngjashme dhe për të cilat nuk është lëshuar vërtetim për transmetimin e tyre nga ana e Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele ti urdhërojë të ndërpresin transmetimin edhe atë:
-Operatori i rrjetit të komunikacionit publik Altra Sat 2000 Ohër nuk mund ti transmetoje serviset programore: RTL, Rai Uno, ZDF, Sport Klub1, National Geograrhic WILD, Eurosport 1, Carton Network, Travel, National Geographic, HRT 3, Balkanika, Sport Klub 2, Fox Crime, Fox Crime, HRT 1, Boomerang, Ultra, Cinemanija, RTS 1, Fen TV, CNN, KCN 3, Sat, Sitel, Telma, Kanal 5, BNT, Nasha TV, 24 Lajme, NTV, Alsat – M, Kanal 5 plus, Moris dhe Alfa TV;
-Operatori i rrjetit të komunikacionit publik INFEL KTV Ohrid nuk mund ti transmetoje serviset programore: Universal Chanel, VH-1, Kanal D, Planeta, Eurosport, Eurosport 2 dhe Star Turk;
-Operatori i rrjetit të komunikacionit publik B-KTV Ohër nuk mund ti transmetoje MRT1, MRT 2, Kanali Parlamentar dhe TV Moris, (neni 143 nga Ligji për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele).
Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele konkludoi që SHTR – operatorit të rrjetit të komunikacionit publik INFEL KTV Ohër, ti lëshoje vërtetim nr. 14 me çka paketa e regjistruar programore si e tërë plotësohet me serviset programore televizive: BN TV – sat, BN Music, VH1, VH1 Classic, MTV Dance, MTV Hits, MTV Rocks dhe Eurosport 1.