Shkup, 01.02.2013– Këshilli i Radiodifuzionit (KRD) në mbledhjen e sotshme i shqyrtoi raportet nga monitorimi i serviseve programore të: MRT 1, TV Era, TV AMAZON dhe RADIO KANAL 77 transmetuar më 21, 22 dhe 23 janar 2013 dhe raportet nga monitorimi i serviseve programore të KLUB FM dhe SITI RADIO, transmetuar më datë 23 janar 2013.
KRD vendosi KLUB FM, SITI RADIO dhe TV AMAZON tu dërgoje ndërmendje për transmetimin e reklamave të financuara nga buxheti i komunës, në mënyrë që të mos përsëritet vepra.
KRD e miratoi analizën e episodeve të serialit afat gjatë i “Madhërishmi”, të transmetuar prej 31 dhjetor 2012 deri më 22 janar 2013, dhe erdh në përfundim se seriali duhet të jetë i shënjuar si program i kategorisë së dytë, për shkak se SHTR Kanal 5 duhet që ta klasifikojë linjën e serialit me Rregulloren për mbrojtjen e publikut adoleshent, me çka reprizat të mos i transmetoje para orës 17.
KRD e miratoi analizën e procedurave të kundërvajtjes gjyqësore në periudhën më datë 01.07.2012 përfshirë me datën 31.12.2012 si dhe Analizë për zbatimin e masave me paralajmërime dhe ndërmendje të bëra në periudhën prej datës 01.07.2012 deri më 31.12.2012