Kronikë nga seanca nr. 8

SHKUP,13.02.2014 – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele në seancën e sotme i miratoi projektim regjistrin e operatorëve të cilët transmetojnë pako programore, projektim regjistrin e botuesve të mediumeve dhe projektim paraqitjen e evidentimit në regjistrin e operatorëve të cilët transmetojnë pako programore. Ato do të publikohen në ueb faqen e Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele në afat prej 7-të ditëve do të mund të dërgojnë vërejtjet e tyre.

Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele e miratoi raportin nga monitorimi i jashtëzakonshëm në “Ditarin” prej orës 19 më datë 1 shkurt 2014 të SHTR Televizioni Sitel, Shkup, dhe konkludoi, që të dërgoje letër deri tek SHTR Televizioni Sitel, Shkup, dhe deri tek presoni përgjegjës i programit të personit juridik, me qëllim që të paralajmërohet gjatë kryerjes së veprimtarisë radiodifuzive të ketë kujdes në respektimin e ngritjes së frymës së tolerancës, respektimin e ndërsjellë dhe mirëkuptimin ndërmjet individëve me prejardhje të ndryshme etnike dhe kulturore. Tekstin e raportit mund ta merrni këtu.

Agjencia e miratoi raportin nga monitorimi i programeve të radiodifuzerëve në periudhë para fillimit të fushatës zgjedhore (prej 2 deri më 9 shkurt 2014). Tekstin mund ta merrni këtu.

Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele e miratoi raportin nga realizimi i monitorimit ndaj punës së operatorit të rrjetit të komunikacionit publik me datë 07.02.2014 në Manastir dhe në bazë të shkeljeve të bëra nga ana e SHTR operatorit të rrjetit të komunikacionit publik BTV – NET eksport – import Manastir konkludoi që të veproje si më poshtë:

-Ti japë vendim me çka do ta urdhëroje menjëherë ta ç’kyç transmetimin e serviseve programore televizivenë kuadër të pakos analoge: ATV, Disney XD, Planeta, MEGA dhe TV5 Mode.

-Ti japë vendim me çka do ta urdhëroje menjëherë ta ç’kyç transmetimin e serviseve programore televizive në kuadër të pakos digjitale: FREE XTV, French Lover, MBC 4, MBC 3, MBC 2, MBC Max, MBC Action, Diser , K3, OBN, BN Sat, MB Music, Hzat, VOX, Super RTL, RTL 2, N – TV, VH – 1, MTV Adria, Universal chanel, Fox Movies, 24 Kitchen, FOX, National, OTV Valentino, Doscovery World, Discovery Scine, Discovery ID, Discovery chanel, Animal Planet, SK2, SK1, SK3, Ultra, Fishing & Hunting, Cinemania, Mini Ultra, IQS Life, TV Boem, TV Uskana, Russia Today, Russia Dkumentary, TV Vizija, Alsat – M, Alfa, Telma, Kanal 5, Sitel, Kanali parlamentar, MRT 2, MRT 1 dhe dy kanalet me pronësi.

Pas dhënies së vendimit, Agjencia do të bëje monitorim kontrollues ndaj punës së operatorit të rrjetit të komunikacionit publik të lartpërmendur, me qëllim që të vërtetohet nëse i njëjti ka vepruar sipas vendimit. Në të kundërt, Agjencia do procedurë për kundërvajtje.

Njëkohësisht, Agjencia konkludoi që BTV – NET, në pajtueshmëri me nenin 23 paragrafi 1 alineja 1 nga Ligji për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele ti shqiptoje vendim për paralajmërim, me afat prej tri ditëve heqjen në mungesë të titërimit të serviseve programore të transmetuara si në vazhdim: Universal channel, gjuha origjinale e të cilit është angleze, me titërim (përkthim) në gjuhën serbe, Fishing and Hunting, gjuha origjinale e të cilit është hungarisht me titërim (përkthim) në gjuhën serbe, Visat Hsitory, gjuha origjinale e të cilit është anglisht, me titërim (përkthim) në gjuhën serbe, dhe ti shqiptohet vendim për paralajmërim, që në afat prej tri ditësh për heqjen e programeve në bazë të transmetimit të kanaleve pornografik në formë të koduar.

Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele konkludoi që ti lëshoje vërtetimet e më poshtme për regjistrimin e pakove programore:

-Telekomit Maqedonas SHA – Shkup, Vërtetim nr. 54 me çka pakoja e regjistruar programore , si e tërë plotësohet me serviset programore televizive: TV EDO (regjionale), TV MTM (regjionale), Nasha TV dhe SHTR Zlaten Kanal (regjionale);

-Shoqërisë për telekomunikacion inxhinieringu, softuer, tregti dhe shërbime BLIZU MEDIA END BROUDBEND Shkup, për qytetet Shkup, Tetovë, Kumanovë Veles, Shtip, Prilep, vërtetim nr. 58 me çka pakoja e regjistruar programore si e tërë plotësohet me serviset programore televizive: MTV Hits, MTV Rocks, MTV Dance dhe VH Clasik.

 



Accessibility

Accessibility