Direktiva 93/83/EES – në aspekt të koordinimit të rregullave të caktuara në lidhje me të drejtat autoriale dhe të drejtat e tjera të përafërta që zbatohen ndaj emetimit satelitor dhe ritransmetimit kabllor

Direktiva 93/83/ЕЕC – në lidhje me koordinimin e rregullave të veçanta përsa u përket të drejtave të autorit dhe të drejtave të ngjashme me aplikim në emetimin satelitor dhe në riemetimin kabllor

DIREKTIVË E KËSHILLIT 93/83/ЕЕC e datës 27 shtator 1993 në lidhje me koordinimin e rregullave të veçanta përsa u përket të drejtave të autorit dhe të drejtave të ngjashme me aplikim në emetimin satelitor dhe në riemetimin kabllor.

KËSHILLI I BASHKËSIVE EVROPIANE

Duke pasur parasysh Kartën e themelimit të Bashkësisë Ekonomike Evropiane, sidomos nenet 57 (2) dhe 66 të këtij akti,

Duke pasur parasysh propozimet e Komisionit (1),

Në bashkëpunim me Parlamentin Evropian (2),

e në lidhje me mendimin e Komitetit Ekonomik dhe Social (3),

(1) Aty ku qëllimet e Bashkësisë, siç është theksuar në Kartë, përfshijnë themelimin e unionit më të ngushtë ndërmjet banorëve të Evropës, i cili do të forcojë marrëdhëniet e ndërsjella midis shteteve që i takojnë Bashkësisë e duke siguruar progresin ekonomik dhe social të bashkësisë së shteteve përmes veprimit të përbashkët, me qëllim që të eliminohen barrierat të cilat krijojnë ndarje në Evropë;

(2) Aty ku, deri në atë moment, Karta lejon themelimin e Tregut të përbashkët dhe të zonës pa kufij të brendshëm; aty ku masat për realizimin e kësaj parashohin braktisjen e pengesave për rrjedhë të lirë shërbimesh dhe të sistemit institucional, duke gjetur sigurinë për mosçrregullim të Tregut të përbashkët nga konkurrenca; aty ku Këshilli mund të miratojë direktiva për koordinimin e dispozitave të nxjerra me ligj, rregullativa ose akte administrative në vendet anëtare në lidhje me ndërmarrjen dhe realizimin e aktiviteteve për persona të vetëpunësuar;

(3) Aty ku emetohet sinjali jashtë kufijve të bashkësisë, sidomos përmes satelitit ose përmes sistemit kabllor, që konsiderohen një ndër mënyrat më të rëndësishme për kënaqjen e këtyre qëllimeve të Bashkësisë, të cilat njëkohësisht janë politike, ekonomike, sociale, kulturore dhe juridike;

(4) Aty ku Këshilli veç më e ka miratuar Direktivën 89/552/ЕЕC të 3 tetorit 1989 në lidhje me disa dispozita të theksuara në ligj, në rregullativa dhe aktivitete administrative në vendet anëtare në lidhje me realizimin e aktiviteteve për emetim televiziv (4), me të cilën përcaktohen dispozitat për promovim dhe distribuim të produksioneve nga programet televizive evropiane për reklamim dhe sponsorim, mbrojtje të minorenëve dhe të drejtën e përgjigjes;

(5) Aty ku realizimi i këtyre qëllimeve në lidhje me emetimin satelitor tejkufitar dhe transmisionin kabllor të programit nga vendet tjera anëtare në këtë moment ende pengohet përmes një numri dallimesh midis rregullave nacionale për mbrojtjen e të drejtave të autorit dhe deri në njëfarë shkalle për shkak të pasigurisë juridike; ku do të thotë se pronarët e këtyre të drejtave i nënshtrohen kërcënimit nga eksploatimi i punës së tyre pa u mbuluar ose kompensuar ajo ose, ndërkaq, pronarët individualë të të drejtave ekskluzive në vende të ndryshme anëtare e bllokojnë eksploatimin e të drejtave të tyre; aty ku pasiguria juridike veçanërisht kërkon pengesë direkte për qarkullim të lirë të programeve në Bashkësi;

(6) Aty ku bëhet dallim në lidhje me qëllimet e të drejtave të autorit ndërmjet komunikimit direkt me publikun përmes satelitetit dhe komunikimit me publikun përmes satelitit komunikues; në kushte kur tashmë nuk ekziston arsyetimi për trajtimin e ndryshëm juridik, duke qenë se në kohën e sotme recepcioni personal është i mundur dhe i arritshëm përmes të dy tipave të satelitit;

(7) Aty ku emetimi i lirë i programeve është i penguar nga pasiguria juridike momentale sa i përket emetimit përmes satelitit sinjali i të cilit mund të pranohet direkt e që i çrregullon të drejtat vetëm në vendin prej ku emetohet ose, ndërkaq, në të gjitha vendet ku pranohet; aty që satelitët komunikues dhe satelitët direktë trajtohen ndryshe-ndryshe në lidhje me qëllimet e mbrojtjes së të drejtave të autorit, kjo pasiguri juridike tani ndikon pothuajse ndaj të gjitha programeve që emetohen në bashkësi me satelit;

(8) Aty ku siguria juridike e shtuar, që paraqet parakushtin e emetimit të lirë në Bashkësi, mungon dhe ku kanalet që emetohen tejkufijshëm distribuohen përmes rrjeteve kabllore;

(9) Aty ku zhvillimi i realizimit të të drejtave mbi bazë të kontratës për autorizim tashmë po jep kontribut të rëndësishëm në krijimin e zonës së dëshiruar audiovizive evriopiane; aty ku vazhdimi i kontratave të këtilla do të duhet të sigurohet dhe aplikimi praktik i tyre do të duhet të promovohet gjithnjë kur kjo është e mundur;

(10) Aty ku operatorët kabllorë nuk mund të jenë të sigurt se i kanë mbledhur të gjitha të drejtat programore që kontrata e tillë i mbulon;

(11) Aty ku palët në vende të ndryshme anëtare nuk ngarkohen me obligime të ngjashme, të cilat i pengojnë të refuzojnë bisedime pa arsye valide, për t’i dhënë këto të drejta të domosdoshme për distribuimin kabllor ose, ndërkaq, duke lejuar që të drejtat e tilla të shkojnë huq;

(12) Aty ku korniza juridike për krijimin e zonës audiovizive unike e theksuar në Direktivën 89/552/ЕЕC patjetër duhet të plotësohet me referencën e të drejtave të autorit;

(13) Aty ku do të duhet t’u jepet fund dallimeve në trajtimin e emetimit të programeve përmes satelitëve komunikues që ekzistojnë te vendet anëtare, me qëllim që dallimet vitale gjithandej Bashkësisë të bëhen lëndë ose aspekt i mbrojtjes dhe ato i janë paraqitur publikut; aty ku kjo gjithashtu do të sigurojë trajtim të barabartë të atyre që e sigurojnë emetimin tejkufitar, pa marrë parasysh se a shfrytëzojnë satelitë për emetim direkt ose satelitë komunikues;

(14) Aty ku pasiguria juridike përsa u përket të drejtave që duhet të arrihen, e me të cilën pengohet emetimi satelitor tejkufitar, do të duhet të kapërcehet përmes definimit të aktit për komunikim me publikun përmes satelitit publik në nivel të Bashkësisë; aty ku ky definicion do të duhet që njëkohësisht të theksojë se ku aplikohet akti për komunikim; aty ku definicioni i tillë është i domosdoshëm që t’i iket aplikimit kumulativ të disa ligjeve nacionale drejt një akti për radiodifuzion; ku komunikimi me publikun përmes satelitetit ndodh vetëm kur (e në vendet anëtare edhe ku) sinjali – bartës i programit është vënë nën kontrollin dhe përgjegjësinë e organizatës radiodifuzive përmes sinxhirit të pandryshuar të komunikimit që shkon deri te sateliti dhe prapa, deri në tokë; ku procedurat teknike normale në lidhje me sinjalin bartës nuk duhet të konsiderohen si shprishje të zinxhirit të emetimit;

(15) Aty ku pranimi i bazës kontraktuale për të drejta radiodifuzive ekskluzive do të duhet të jetë në harmoni me legjislacionin dhe të drejtat që lidhen me të drejtat e autorit në vendin anëtar ku zhvillohet komunikimi me publikun përmes satelitit;

(16) Ku parimi i lirisë kontraktuale, ku mbështetet edhe kjo Direktivë, do të mundësojë vazhdimin e limitimit të eksploatimit të këtyre të drejtave, sidomos nëse kjo iu referohet mjeteve të caktuara teknike të transmisionit ose, ndërkaq, të versioneve të një gjuhe të caktuar;

(17) Aty ku gjatë rezultimit të pagesës që duhet të realizohet për të drejtat e fituara palët duhet t’i kenë parasysh të gjitha aspektet e emetimit, siç është publiku ekzistues, publiku potencial dhe versioni gjuhësor;

(18) Aty ku aplikimi i parimit “me prejardhje nga”, të cilin e ka kjo Direktivë, mund të shkaktojë problem në raport me kontratat ekzistuese; aty ku Direktiva do të duhet të sigurojë periudhë prej pesë vjetësh që kontratat ekzistuese të aplikohen në frymën e Direktivës, nëse kjo është e nevojshme; ku parimi i theksuar i vendit të prejardhjes nuk duhet të aplikohet në lidhje me kontratat ekzistuese që skadojnë para 1 janarit të vitit 2000; në rastet kur deri në këtë datë palët ende kanë interes në lidhje me kontratën, të njëjtave palë duhet t’iu lejohet që sërish të hyjnë në bisedime në lidhje me kushtet e kontratës;

(19) Në rastet kur kontratat ekzistuese për bashkëproduksion patjetër duhet të jenë të interpretuara në frymën e nevojave e të përfshirjes ekonomike të paraparë nga palët gjatë nënshkrimit; ku në kontratat e kaluara për bashkëproduksion ndërkombëtar shpeshherë i janë referuar komunikimit me publikun përmes satelitit në kontekst të përmbajtjes së kësaj Direktive si formë e veçantë e eksploatimit të tyre; në rastet ku filozofia udhëheqëse e një numri të madh të kontratave ndërkombëtare për bashkëproduksion thotë se të drejtat në bashkëproduksion gëzohen veçmas dhe pavarësisht palës së çdo bashkëproducenti, me ndarjen e të drejtave për eksploatim ndërmjet tyre në gjatësinë e vijave territoriale; në raste ku, sipas rregullës së përgjithshme, komunikimi me publikun përmes satelitit i autorizuar nga njëri bashkëproducent do të paralajmërojë vlerën e të drejtave të eksploatimit nga ana e bashkëproducentit tjetër, interpretimi i kontratës së tillë normalisht që do të sugjeronte që bashkëproducenti i dytë do të duhet të japë pajtimin e vet për autorizim në drejtim të bashkëproducentit të parë, në lidhje me komunikimin me publikun përmes satelitit, në rastet kur ekskluziviteti gjuhësor i bashkëproducentit të dytë do të supozohet atëherë kur versioni ose versionet gjuhësore të komunikimit me publikun, përfshi edhe rastet e titrave ose të sinkronizimit gjuhësor, koincidon me gjuhën ose gjuhët që përgjithësisht kuptohen në territorin e theksuar në kontratë, si territor i mbuluar nga bashkëproducenti i dytë; në rastin kur çështja e ekskluzivitetit do të duhej të merrej në kuptim më të gjerë, përkatësisht ku komunikimi me publikun përmes satelitit ka të bëjë edhe me punën që nënkuptojnë vetëm video-paraqitjen dhe nuk përmbajnë dialogë ose titra; në rastet kur nevojitet rregull e qartë në lidhje me atë se kur kontrata ndërkombëtare për bashkëproduksion nuk e rregullon qartë ndarjen e të drejtave, në rastin konkret, të komunikimit me publikun përmes satelitit në kontekst të rëndësisë së kësaj Direktive;

(20) Në rastet kur komunikimi me publikun përmes satelitit nga ana e vendeve që nuk janë anëtare në raste të caktuara do të konsiderohet si dukuri në vendet anëtare të Bashkësisë;

(21) Në rastet kur është e domosdoshme mbrojtja e autorëve, interpretuesve, producentëve të organizatave fonograme dhe radiodifuze dhe kur kjo është e pranuar në të gjitha vendet anëtare dhe kur kjo nuk është lëndë e sistemit të licencuar statutar; aty ku vetëm në këtë mënyrë është e mundur që të arrihet siguria se çdo dallim në lidhje me mbrojtjen e Tregut të përbashkët nuk do të krijojë çrregullim në lidhje me konkurrencën;

(22) Në rastet kur zhvillimi i teknologjive të reja mund të ketë ndikim edhe mbi cilësinë edhe mbi sasinë e eksploatimit të çështjeve dhe për çështje të tjera subjektive;

(23) Në rastet kur në kontekst të zhvillimit të këtillë niveli i mbrojtjes, i dhënë me këtë Direktivë të gjithë pronarëve të së drejtës së sferave të mbuluara me këtë Direktivë, duhet të mbetet lëndë për t’u menduar;

(24) Në rastet kur harmonizimi i legjislacionit i paraparë me këtë Direktivë e siguron harmonizimin e dispozitave, duke siguruar shkallë të lartë të mbrojtjes së autorëve, interpretuesve, fonoproducentëve dhe organizatave radiodifuzive; në rastet kur ky harmonizim nuk do të duhet të lejojë organizatën radiodifuzive që t’i shfrytëzojë përparësitë në lidhje me nivelet e mbrojtjes përmes alokimit të aktiviteteve deri te distribuimi i produksioneve audiovizive;

(25) Në rastet kur mbrojtja e siguruar me të drejtat e autorit do të duhet të harmonizohet me Direktivën e Këshillit 92/100/ЕЕC të datës 19 nëntor 1992 në lidhje me të drejtën e qirasë dhe me të drejtën e dhënies me qira, si dhe në lidhje me të drejta të caktuara që lidhen me të drejtat e autorit në sferën e pronësisë intelektuale (5) për objektivat e komunikimit me publikun përmes satelitit; në rastet kur kjo veçanërisht do të arrijë siguri se interpretuesit dhe fonoproducentët kanë pagesa të garantuara për komunikimin me publikun përmes satelitit në lidhje me interpretimet dhe fono-shënimet e tyre;

(26) Në rastet kur dispozitat e nenit 4 nuk i pengojnë vendet anëtare ta zgjerojnë prezumcionin e theksuar në nenin 2 (5) nga Direktiva 92/100/ЕЕC në lidhje me të drejtat ekskluzive që i referohen nenit 4; në rastet kur dispozitat nga neni 4 nuk i pengojnë vendet anëtare të sigurojnë prezumcion të ndryshueshëm të autorizimit të eksploatimit në kontekst të të drejtave ekskluzive të interpretuesve, theksuar në atë nen, deri në atë shkallë sa prezumpcioni i tillë të jetë kompatibil me konventën ndërkombëtare për mbrojtjen e interpretuesve, producentëve dhe të organizatave fonograme e radiodifuzive;

(27) Aty ku riemetimi kabllor i programeve nga vendet tjera anëtare është lëndë e të drejtave të autorëve, edhe në rastin e dhënë është lëndë e të drejtave të autorit; aty ku, shkaku i kësaj, operatori kabllor e ka patjetër të sigurojë autorizimin nga çdo bartës i kësaj të drejte në çdo pjesë të programit të riemetuar; aty ku, sipas kësaj direktive, autorizimi duhet të nxirret mbi bazë të kontratës, përveç nëse nuk janë siguruar përjashtime të përkohshme në lidhje me skemat ligjore ekzistuese për licencim;

(28) Në rastet kur, me qëllim që të arrihet siguria se realizimi i lehtë i kontratave nuk është vënë në pikëpyetje për shkak të intervenimeve nga persona të jashtëm që i posedojnë këto të drejta në pjesë individuale të programit, duhen të theksohen dispozita me obligim për të pasur mendim në lidhje me publikun përsa i përket aplikimit kolektiv ekskluziv të së drejtës së autorizimit deri në shkallën që kjo është lëndë e karakteristikave të veçanta të riemetimit kabllor; në rastet kur e drejta e autorizimit si e tillë mbetet e paprekur dhe shfrytëzimi i vetëm i kësaj së drejte është i rregulluar deri në një shkallë, ashtu që e drejta e autorizimit për riemetim kabllor ende mund të definohet; në rastet kur kjo Direktivë nuk ndikon në kënaqjen e të drejtave morale;

(29) Në rastet kur përjashtimet e parapara në nenin 10 nuk duhet ta kufizojnë zgjedhjen e bartësit të së drejtës për transferimin e të drejtave të tyre në bashkësi përmbledhëse dhe për këtë direkt marrin pjesë te pagesa nga ana e distributorit kabllor për riemetim kabllor;

(30) Në rastet kur kontratat në lidhje me autorizimin për riemetim kabllor do të duhet të promovohen përmes masave plotësuese; në rastet kur njëra palë kërkon konkluzione për kontratë të përgjithshme, duhet, në pjesën e vet, të obligohet të dorëzojë propozime kolektive për kontratën; në rastet kur cilësdo palë do t’i lejohet, në çdo moment, të kërkojë ndihmë nga mediatori i pavarur, detyra e të cilit është të ndihmojë në bisedime e që mund të dorëzojë propozime; në rastet kur të gjitha ato propozime dhe të gjitha kundërshtimet ndaj tyre do të duhet t’u dorëzohen palëve referuese bashkë me rregullat e zbatueshme në lidhje me kushtet nga dokumentet ligjore, sidomos të atyre që janë të theksuara në konventat ekzistuese ndërkombëtare; përfundimisht, në rastet kur është e domosdoshme arritja e sigurisë se bisedimet nuk do të bllokohen pa arsyetim valid ose pronarët individualë nuk do të pengohen pa arsyetim valid që të marrin pjesë në bisedime; në rastet kur asnjëra prej këtyre masave për promovimin e realizimit të këtyre të drejtave nuk e vë në pyetje natyrën kontraktuale të marrjes së të drejtave për riemetim kabllor;

(31) Në rastet kur në periudhën tranzitore të vendeve anëtare duhet t’u lejohet t’i ruajnë trupat ekzistues me juridiksion në territorin e tyre në lidhje me rastet kur të drejtat e rieemetimit të programit përmes sistemit kabllor për publikun janë refuzuar në mënyrë të pakuptueshme ose janë ofruar me kushte të pakuptueshme për organizatën radiodifuzive; në rastet kur është e kuptueshme se e drejta e palëve referente që të dëgjohen nga ana e trupit duhet të jetë e garantuar dhe ekzistimi i atij trupi nuk duhet t’i pengojë palët referente për të pasur qasje normale në gjyqe;

(32) Në rastet kur rregullat e bashkësisë nuk nevojiten për t’u marrë me këto çështje, e efektet prej saj, ndoshta me ndonjë përjashtim të pashënuar komercial, ndihen vetëm brenda kufijve të një vendi anëtar;

(33) Aty ku duhet të theksohet minimumi i rregullave, me qëllim që të themelohet dhe të garantohet emetimi i lirë dhe i papenguar tejkufitar përmes satelitit dhe riemetimit kabllor simultan, të pandryshuar, përmes sistemit kabllor të programeve të emetuara nga vendet tjera anëtare mbi bazë të kontratës;

(34) Në rastet kur kjo Direktivë nuk duhet të prejudikojë harmonizimin e mëtejshëm në sferën e mbrojtjes së të drejtave të autorit dhe të administrimit kolektiv të të drejtave të tilla; në rastet kur mundësia për vendet anëtare që t’i rregullojnë aktivitetet për bashkësi përmbledhëse nuk duhet ta prejudikojnë lirinë e bisedimeve kontraktuale për të drejtat e siguruara me këtë Direktivë, në lidhje me mirëkuptimin se këto bisedime ndodhin në kuadër të rregullave të përgjithshme ose specifike nacionale në lidhje me ligjin për konkurrencë ose, ndërkaq, ligjin për prevenim nga keqpërdorimi i monopoleve;

(35) Aty ku, shkaku i kësaj që u tha më lart, vendet anëtare duhet t’i plotësojnë dispozitat e përgjithshme të nevojshme për realizimin e qëllimeve nga kjo Direktivë përmes marrjes së masave ligjore dhe administrative në ligjet vendore, me kusht që ato të mos jenë në kundërshtim me qëllimet e kësaj Direktive dhe të jenë kompatibile me ligjin e bashkësisë;

(36) Aty ku Direktiva nuk ndikon ndaj aplikueshmërisë së rregullave për konkurrencë nga nenet 85 dhe 86 të Marrëveshjes;

MIRATOI KËTË DIREKTIVË:

Kreu 1 definicione

Neni 1
Definicione. 1. Për qëllimet e kësaj direktive, “satelit” do të thotë çfarëdo sateliti që vepron përmes frekuencave të cilat, sipas ligjit për telekomunikacion, janë të rezervuara për emetimin e sinjalit të pranimit nga publiku ose që janë të rezervuara për komunikim të mbyllur, përkatësisht për komunikim midis dy pikave. Megjithatë, në rastin e dytë, rrethanat nën të cilat ndodh pranimi individual patjetër duhet të jenë të krahasueshme me ato që aplikohen në rastin e parë.

2 (а) Për qëllimet e kësaj Direktive, “komunikimi me publikun përmes satelitit” ka të bëjë me aktin e paraqitjes, nën kontrollin dhe përgjegjësinë e organizatës radiodifuzive, të sinjalit që bart program, me destinim pranimin nga publiku përmes zinxhirit të pandryshueshëm komunikues që shkon nga sateliti deri në tokë.

(b) Akti i komunikimit me publikun përmes satelitit ndodh vetëm në vendet anëtare, ku, nën kontrollin dhe përgjegjësinë e organizatës radiodifuzive, sinjalet që bartin program paraqiten përmes zinxhirit të pandryshuar komunikues që shkon nga sateliti deri në tokë.

(c) Nëse sinjalet që bartin programin janë të koduara, atëherë ekziston komunikimi me publikun përmes satelitetit me kusht që të sigurohen mjete për deshifrimin për publikun nga ana e organizatës radiodifuzive ose, ndërkaq, me pëlqimin e saj.

(d) Aty ku akti i komunikimit me publikun përmes satelitit ndodh në vendin jashtë bashkësisë, që nuk siguron mbrojtje siç është paraparë në Kreun 2;

(e) Nëse sinjalet e bartjes së programit emetohen deri te sateliti përmes vegzës (linkut) së vendosur në vendin anëtar, ky akt komunikimi me publikun përmes satelitit do të llogaritet sikur të ishte paraqitur në vendin anëtar dhe të drejtat e siguruara në Kreun 2 do të jenë të aplikueshme kundër personave që operojnë me stacionin vegzor (link); ose

(i) Nëse nuk ka përdorim të stacionit vegzor, të vendosur në vendin anëtar, mirëpo organizata radiodifuzive, e themeluar në vendin anëtar, e ka themeluar aktin e komunikimit me publikun përmes satelitit, ky akt do të vlerësohet sikur të ishte paraqitur në vendin anëtar, ku organizata radiodifuzive origjinalisht është themeluar dhe të drejtat e siguruara në Kreun 2 do të jenë të aplikueshme kundër së njëjtës organizatë radiodifuzive.

3. Për qëllimet e kësaj Direktive, “riemetim kabllor” do të thotë riemetim simultan, i pandryshuar dhe i papenguar përmes sistemit kabllor ose përmes mikrovalëve për pranim nga publiku i transmisionit inicial nga vendi tjetër anëtar, përmes telit, të ajrit, përfshi dhe transmetimin përmes satelitit, të programeve televizive dhe të radios dedikuar pranimit nga publiku.

4. Për qëllimet e kësaj Direktive, “njësi përmbledhëse” do të thotë çfarëdo organizate që qeveris ose administron me të të drejtat e autorit ose me të drejtat e lidhura me autorësinë si qëllim i saj i vetëm, ose si pjesë e qëllimeve të saj kryesore.

5. Për qëllimet e kësaj Direktive, drejtori kryesor i veprimtarive kinematografike ose audiovizive do të llogaritet për autor ose një nga autorët. Vendet anëtare mund të lejojnë të tjerë të llogariten si bashkautorë.

KREU 2 EMETIMI I PROGRAMIT PËRMES SATELITIT

Neni 2
E drejta e radiodifuzionit. Vendet anëtare do të sigurojnë të drejta ekskluzive për autorin që ta autorizojë komunikimin me publikun përmes satelitit me të drejtat e autorit që janë lëndë e dispozitave të theksuara në këtë krye (kaptinë).

Neni 3
Fitimi i të drejtave të radiodifuzionit 1. Vendet anëtare do të arrijnë siguri që autorizimi i cili përmendet në nenin 2 të fitohet vetëm përmes kontratës.

2. Vendi anëtar mund të përcaktojë që kontrata kolektive ndërmjet bashkësisë përmbledhëse dhe organizatës së radiodifuzionit në lidhje me kategoritë e veprimtarive të dhëna mund të zgjerohet te poseduesit e së drejtës të së njëjtës kategori, të cilët nuk janë përfshirë në bashkësinë kolektive, me kushtet në vijim:

– Komunikimi me publikun përmes satelitit transmeton emetim terrestrial nga i njëjti radiopërhapës, dhe

– Pronari i papërfaqësuar i të drejtave në çdo kohë do të ketë mundësinë ta ndërpret zgjerimin e kontratës kolektive për punën e vet dhe për kënaqjen e të drejtave të veta qoftë në mënyrë kolektive, qoftë në mënyrë individuale.

3. Paragrafi 2 nuk do të aplikohet për çështje kinematografike, përfshi edhe çështjet e krijuara përmes procesit analog të kinematografisë.

4. Aty ku ligji i vendit anëtar siguron vazhdimin e kontratës kolektive konform dispozitave nga paragrafi 2, vendet anëtare do ta informojnë Komisionin në lidhje me atë se cilat organizata radiodifuzive mund të përfitojnë nga ai ligj. Komisioni do ta publikojë këtë informacion në Gazetën zyrtare të bashkësive evropiane (seria C).

Neni 4
Të drejtat e interpretuesve, producentëve të fonogrameve dhe të organizatave radiodifuzive. 1. Për qëllimet e komunikimit me publikun përmes satelitit, të drejtat e interpretuesve, producentëve të fonogrameve dhe të organizatave radiodifuzive do të mbrohen konform dispozitave të neneve 6, 7, 8 dhe 10 të Direktivës 92/100/ЕЕC.

2. Për qëllimet e paragrafit 1, “radiodifuzion përmes mjeteve pa tel” në Direktivën 92/100/ЕЕC do të kuptohet përfshirja e komunikimit me publikun përmes satelitit.

3. Në lidhje me kënaqjen e të drejtave të theksuara në paragrafin 1, do të aplikohen nenet 2 (7) dhe 12 të Direktivës 92/100/ЕЕC.

Neni 5
Lidhja ndërmjet të drejtave të autorit dhe të drejtave të tjera të ngjashme, përkatësisht mbrojtja e të drejtave të autorit dhe e të drejtave të ngjashme sipas kësaj Direktive nuk do të prekë dhe në asnjë rast nuk do të ndikojë në mbrojtjen e të drejtave të autorëve.

Neni 6
Mbrojtja minimale. 1. Vendet anëtare mund të sigurojnë mbrojtje më largpamëse për poseduesit e të drejtave të autorit prej asaj mbrojtjeje e cila ofrohet në Nenin 8 të Direktivës 92/100/ЕЕC.

2. Gjatë aplikimit të paragrafit 1, vendet anëtare do t’i respektojnë definicionet që janë në Nenin 1 (1) dhe (2).

Neni 7
Dispozita kalimtare 1. Përsa i përket aplikimit në çdo moment të të drejtave të theksuara në nenin 4 (1) të kësaj Direktive, neni 13 (1), (2), (6) dhe (7) të Direktivës 92/100/ЕЕC do të aplikohen në mënyrë të ngjashme.

2. Kontratat në lidhje me eksploatimin e punëve dhe çështjeve të tjera të mbrojtura që janë në fuqi në datën e përmendur në nenin 14 (1) do të jenë lëndë e dispozitave të neneve 1 (2), 2 dhe 3 duke filluar nga 1 janari i vitit 2000 po qe se skadojnë pas kësaj date.

3. Kur në kontratë ndërkombëtare të lidhur bashkëproduksioni para datës së përmendur në nenin 14 (1) ndërmjet bashkëproducentit nga vendi anëtar dhe më shumë bashkëproducentëve nga vende të tjera anëtare ose vende të treta, ku në mënyrë direkte sigurohet sistemi i ndarjes së të drejtave për eksploatim ndërmjet bashkëproducentëve sipas zonave gjoografike për të gjitha mënyrat e komunikimit me publikun, pa bërë dallim me këtë rast me komunikimin me publikun përmes satelitit në lidhje me dispozitat e aplikueshme për mënyrat tjera të komunikimit, dhe atje ku komunikimi me publikun përmes satelitit do të nxjerrë si parakusht ekskluzivitetin për bashkëproduksionin, e sidomos ekskluzivitetin në lidhje me gjuhën, prej njërit prej bashkëproducentëve ose prej përfaqësuesit të tij të autorizuar në territorin e dhënë do të kërkohet autorizimi prej njërit prej bashkëproducentëve ose prej përfaqësuesit të tij të autorizuar për komunikim me publikun përmes satelitit, me pajtim të mëparshëm nga pronari i ekskluzivitetit, qoftë nga bashkëproducenti ose përfaqësuesi i tij i autorizuar.

 

KREU 3 RIEMETIMI KABLLOR

Neni 8
E drejta e riemetimit kabllor. 1. Vendet anëtare do të arrijnë siguri që në rastet kur programe nga vendet tjera anëtare riemetohen përmes sistemit kabllor në territorin e tyre, do të kihet kujdes për të drejtat e aplikueshme të autorit dhe të drejtat e ngjashme dhe se riemetimi i tillë do të ndodhë mbi bazën e kontratave individuale ose kolektive ndërmjet poseduesve të të drejtave të autorit, poseduesve të të drejtave të ngjashme dhe operatorëve kabllorë.

2. Krahas paragrafit 1, vendet anëtare mund t’i ruajnë sistemet e tilla statutare për licencim deri më 31 dhjetor të vitit 1997, përkatësisht sistemet që shfrytëzohen ose që direkt janë siguruar përmes ligjit nacional më 31 korrik të vitit 1991.

Neni 9
Shfrytëzimi i të drejtës për riemetim kabllor. 1. Vendet anëtare do të arrijnë siguri që e drejta e pronarëve të të drejtave të autorëve dhe e të drejtave të tjera të ngjashme për të dhënë ose për të refuzuar autorizimin ndaj operatorit kabllor për riemetim kabllor mund të shfrytëzohet vetëm përmes bashkësisë përmbledhëse.

2. Në rastet kur pronari i së drejtës nuk e ka hedhur qeverisjen me të drejtat e tij mbi bashkësinë përmbledhëse, bashkësia përmbledhëse e cila qeveris me të drejtat e kategorisë së njëjtë do të obligohet ta marrë mandatin e qeverisjes me këto të drejta. Aty ku më shumë se një bashkësi kolektive qeveris me të drejtat e kësaj kategorie, pronari i të drejtave do të jetë i lirë të zgjedhë se cila prej këtyre bashkësive kolektive është përgjegjëse për të qeverisur me të drejtat e tij. Pronari i të drejtave që përmenden në këtë paragraf do t’i ketë të drejtat dhe obligimet e njëjta që dalin nga kontrata midis operatorit kabllor dhe bashkësisë së përmbledhur, e cila me mandat është e obliguar të qeveris me të drejtat e saj sikurse dhe pronarët e të drejtave që e kanë përcaktuar mandatin e bashkësisë përmbledhëse dhe ai do të mund të kërkojë që ato të drejta në një periudhë të caktuar të jenë të fiksuara ndaj vendit anëtar të prekur, ndërsa kjo periudhë nuk do të jetë më e shkurtër se tre vjet nga data e riemetimit kabllor që përfshin punën e tij ose aspekte të tjera mbrojtëse.

3. Akëcili vend anëtar mund të përcaktojë që, kur pronari i të drejtave e autorizon transmisionin inicial në kuadër të territorit të veprimtarisë së tij ose të ndonjë veprimtarie tjetër të mbrojtur, ai do të jetë i obliguar të pajtohet që të mos i shfrytëzojë të drejtat e veta për riemetim kabllor mbi bazë individuale, por ato t’i shfrytëzojë konform dispozitave të kësaj Direktive.

Neni 10
Shfrytëzimi i së drejtës për riemetim kabllor nga ana e organizatave radiodifuzive. Vendet anëtare do të arrijnë siguri se neni 9 nuk aplikohet ndaj të drejtave që i shfrytëzon organizata radiodifuzive në lidhje me emetimin e saj, pa marrë parasysh se të drejtat për të cilat flitet a janë të saj apo janë bartura mbi të nga ana e pronarëve të tjerë të të drejtave të autorëve dhe/ose të drejta të tjera të ngjashme.

Neni 11
Mediatorë 1. Aty ku nuk ka kontratë për autorizimin e riemetimit kabllor të programit të emetuar. Vendet anëtare do të arrijnë sigurinë se secila prej palëve mund të kërkojë asistencën e një a më shumë mediatorëve.

2. Detyra e mediatorëve do të jetë të japin ndihmë përmes bisedimeve. Ata, gjithashtu, mund t’u dorëzojnë propozime palëve..

3. Do të supozohet se të gjitha palët e pranojnë propozimin siç është theksuar në paragrafin 2 nëse asnjëra prej tyre nuk paraqet kundërshtim në një periudhë prej tre muajsh. Vërejtja në lidhje me propozimin ose çfarëdo lloj kundërshtimi ndaj tij do t’u dorëzohet palëve në proces në pajtim me rregullat e aplikueshme të punës me dokumente juridike.

4. Mediatorët do të zgjidhen në atë mënyrë që pavarësia dhe paanësia e tyre të qëndrojnë mbi shkallën e dyshimit të kuptueshëm.

Neni 12
Pengimi i keqpërdorimit të pozicioneve të bisedimeve. 1. Vendet anëtare do të arrijnë siguri duke shfrytëzuar ligjin civil ose ligjin e procedurës administrative, varësisht nga situata, se palët hyjnë dhe realizojnë bisedime në lidhje me autorizimin për riemetim kabllor në emër të vullnetit të mirë dhe nuk i pengojnë e nuk i ngatërrojnë bisedimet pa arsyetim valid.

2. Vendi anëtar i cili në datën e përmendur në nenin 14 (1) ka trup që është kompetent në territorin e tij mbi rastet ku e drejta e riemetimit të programit përmes sistemit kabllor për publikun në atë vend anëtar ka qenë e refuzuar në mënyrë të pakuptueshme ose ka qenë ofruar me kushte të pakuptueshme nga ana e organizatës radiodifuzive, mund ta ruajë atë trup.

3. Paragrafi 2 do të aplikohet për periudhën kalimtare prej tetë vjetësh nga data e përmendur në nenin 14 (1).

Kreu 4 dispozita të përgjithshme

Neni 13
Administrimi kolektiv i të drejtave. Kjo direktivë do të aplikohet pa paragjykime në rregullimin e aktiviteteve të trupave kolektive në vendet anëtare.

Neni 14
Dispozita përfundimtare. 1. Vendet anëtare do t’u japin fuqi ligjeve, rregullativave dhe dispozitave administrative të domosdoshme për t’u koordinuar me këtë Direktivë nga 1 janari i vitit 1995. Ato për këtë menjëherë do ta informojnë Komisionin.

Kur vendet anëtare i miratojnë këto masa, letra do të përmbajë referenca për këtë Direktivë, ose do të dërgohet me ato referenca në kohën e publikimit zyrtar. Metodat për këto referenca do të theksohen nga vendet anëtare.

2. Vendet anëtare do t’i drejtojnë Komisionit dispozitat nga ligjet nacionale që i pranojnë në sferën të cilën e mbulon kjo Direktivë.

3. Komisioni, jo më vonë se 1 janar 2000, do t’i dorëzojë raport Parlamentit Evropian, Këshillit dhe Komitetit Ekonomik dhe Social në lidhje me aplikimin e kësaj Direktive dhe, nëse është e domosdoshme, do të japë propozime të mëtejshme për harmonizimin e zhvillimit të audio-sektorit dhe të sektorit audioviziv.

Neni 15
Direktiva iu është dërguar vendeve anëtare.
Punuar në Bruksel, më 27 shtator 1993.
Për Këshillin
Kryetar
R. URBAIN



Accessibility

Accessibility