Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele e cakton mbledhjen e 18-të për më datë 05.05.2017 (e premte), me fillim në ora 13:00.
RENDI I DITËS
1. Miratimi i Propozim-procesverbalit nga mbledhja e 16-të e Këshillit të Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, të mbajtur më datë 12.04.2017 si dhe nga vazhdimi i mbledhjes së 16-të të mbajtur më 21.04.2017.
2. Miratimi i Propozim-procesverbalit nga mbledhja e 17-të e Këshillit të Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, të mbajtur më datë 21.04.2017.
3. Propozim-vendim për rebalancin e planit financiar të Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele për vitin 2017.
4. Informatë lidhur me shkresën e dorëzuar nga ana e përmbaruesit në lidhje me lëndën për borxhin e Shoqërisë së radiodifuzionit “SKAJ NET – Mançev” SHPK Shkup, me propozim-konkluzion.
5. Propozim-vendim për miratimin e mjeteve për qasje në Sistemin e distribucionit të internetit të Regjistrit Qendror të Republikës së Maqedonisë.
6. Propozim-vendim për furnizim publik: materiale për zyra.
7. Propozim-vendim për furnizim publik: mirëmbajtja e ueb faqes së Agjencisë.
8. Të ndryshme.