Në Regjistrin e botuesve të medieve të shtypit janë të evidentuar 20 subjekte.
Kompetencat e Agjencisë në aspekt të medieve të shtypit janë me të kufizuara në mbikëqyrje sipas këtyre obligimeve: sigurimit të mbrojtjes për personat e mitur (nëse në mediumin e shtypur ka përmbajtje pornografike, duhet të ketë paralajmërim të dukshëm dhe ai duhet të jetë i paketuar në foli të tejdukshme najlloni); emërim të redaktorit përgjegjës; publikimit të impresumit dhe publikimin e të dhënave për strukturën pronësore.
Pasi realizimit të mbikëqyrjes, Agjencia përgadit raport. Nëse konstatohet shkelje, botuesit të mediumit të shtypur i shqiptohet masa e vërejtjes, respektivisht nëse përsëritet e njëjta shkelje e ligjit brenda vitit, inicohet procedurë për kundërvajtje para gjykatës kompetente.