Operatorë

Operatorët e rrjeteve të komunikacionit publik i transmetojnë përmbajtjet audio-vizive (përmbajtjet e televizionit e të radios, shërbimet audio dhe video me kërkesë, televizionin e  paguar e ngjashëm) përmes platformave të ndryshme të telekomunikacionit (rrjeteve analoge ose digjitale DVB-C), kabllove koaksiale ose optike, përçuesve telefonikë prej bakri (IPTV), rrjeteve tokësore digjitale pa tel (DVB-T) ose rrjeteve satelitore (DVB-S) e të tjera deri te konsumenti i fundit – publiku (audienca).

Pa dallim se në cilën platformë transmetohen përmbajtjet dhe pa dallim se mënyra e transmetimit të tyre është analoge ose digjitale, operatorët e rrjeteve të komunikacionit publik paketat e tyre programore patjetër duhet t’i regjistrojnë në Këshillin e Radiodifuzionit. Në këtë mënyrë rregullatori i përmbajtjeve mediatike –Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele – i mbron të drejtat e autorit të krijuesve të përmbajtjeve audio-vizive dhe siguron ambient pluralistik dhe llojllojshmëri programore në përmbajtjet audio-vizive që riemetohen përmes rrjeteve të komunikacionit publik.

Në vazhdim është përditësimi i regjistrit të operatorëve të cilët transmetojnë pako programore. Të dhënat të cilat aktualisht janë në regjistër janë marrur nga lista e e operatorëve të rrjetit të komunikacionit publik për transmetimin e përmbajtjeve audio dhe audiovizuele.

excel-logo Regjistri i operatorëve të cilat transmetojnë pako programore (përditësuar me datë 05.07.2019)



Accessibility

Accessibility