Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele seancën e 18-të e mbajti me datë 24.04.2025 (e enjte), me fillim prej ora 14:05, nëpërmjet lidhjes video-konferencë
RENDI I DITËS
- Miratimi i Propozim-procesverbalit të seancës së 4-të publike të Këshillit të Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, mbajtur më04.2025.
- Miratimi i Propozim-procesverbalit të seancës së 17-të të Këshillit të Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, mbajtur më 04.2025.
- Shqyrtimi i raporteve tremujore për punën e Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele për periudhën nga data 1 janar deri më 31 mars
- Propozim vendim për ribalancin e Planit Financiar të Agjencisë për Shërbime mediatike Audio dhe Audiovizuele për vitin 2025 me Propozim-Vendim.
- Propozim-vendim për shpalljen e konkursit për dhënien e lejes për transmetim në radio në nivel lokal, në zonën e komunës së Prilepit, me Propozim-dokumentacion konkursi dhe Propozim-aplikim.
- Propozim për shqiptimin e masës vërejtje publike të SHTR24 VESTI SHPKNJP Shtip, për shkelje të nenit 55 paragrafi (2) të LSHMAAV dhe nenet 25 dhe 26 të Udhëzimit për plasim të produkteve.
- Propozim-aktvendim për fshirje nga regjistri i transmetuesve të Shoqërisë Tregtare Radiodifuzive KLAN MAQEDONI SHPKNJP eksport – import Saraj, Shkup.
- Propozim për shpalljen e konkursit publik për fillimin e mardhënies së punës për 2 (dy) përmbarues dhe zbatimin e procedurës për punësim me kohë të pacaktuar me propozim-vendim dhe propozim-konkurs publik..