Seanca nr.01 – 09.01.2023

Agjencia për shërbime mediatike audio dhe aduiovizuele seancën e 1-të e mbajti me datë 09.01.2023 me fillim prej ora 14:00

RENDI I DITËS

  1. Miratim i Propozim-procesverbalit nga seanca e 46-të e Këshillit të Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, e mbajtur më 21.12.2022.
  2. Propozim për ndalimin e procedurës së ngritur për marrjen e lejes ndaj TV Iris nga Shtipi.
  3. Propozim për fillimin e konsultimit publik për ndryshimin dhe plotësimin e „Rregullores për kushtet minimale, hapësinore, finansiare dhe kuadrovike për dhënien e lejes për transmetim në televizion dhe radio” sipas Kërkesës së dorëzuar nga SHGM.
  4. Propozim – vendim për refuzimin e Kërkesës për shpallje të konkursit publik për dhënien e lejes për transmetim televiziv në nivel shtetëror nëpërmjet multipleksit dixhital tokësor, paraqitur nga ana e Shoqërisë Tregtare Radiodifuzive 24 Vesti SHPKNJP Shtip.
  5. Propozim për shqiptimin e masës vërejtje publike ndaj Shoqërisë Tregtare për veprimtari Radiodifuzive SPEKTRA, Komuna Llabunishtës SHPKNJP për shkelje të nenit 50 paragrafi (3) të LSHMAAV dhe nenet 16 dhe 17 të Rregullores për mbrojtjen e personave të mitur.
  6. Propozim për shqiptimin e masës vërejtje publike ndaj Shoqërisë Tregtare për veprimtari Radiodifuzive SPEKTRA, Komuna Llabunishtës SHPKNJP për shkelje të nenit 92 paragrafët (1) dhe (3) të LSHMAAV.
  7. Propozim për shqiptimin e masës vërejtje publike të Njësisë Organizatës Jofitimprurëse Radiodifuzive RADIO UNIVERSITARE STUDENT FM 92.9 – Universiteti „Shn. Kirili dhe Metodi“, Shkup për shkelje të nenit 97 paragrafi (2) të LSHMAAV.
  8. Propozim për shqiptimin e masës vërejtje publike ndaj Njësisë Organizative Jofitimprurëse Radiodifuzive RADIO UNIVERSITARE STUDENT FM 92.9 – Universiteti „Shn. Kirili dhe Metodi“, Shkup për shkelje të nenit 14 të Ligjit për Mediat.
  9. Propozim për shqiptimin e masës vërejtje publike ndaj Shoqërisë Tregtare Radiodifuzive TELEVIZIONI I USKANËS MEDIA SHPKNJP Kërçovë për shkelje të nenit 92 paragrafët 1 dhe 3 të LSHMAAV.
  10. Propozim për shqiptimin e masës vërejtje publike ndaj Institucionit Radiodifuziv Jofitimprurës RADIO MARIJA- BLAGOVEST Strumicë për shkelje të nenit 51 paragrafi (1) të LSHMAAV.
  11. Propozim për shqiptimin e masës vërejtje ndaj Institucionit Radiodifuziv Jofitimprurës RADIO UNIVERSITARE UGD FM – Universiteti Goce Dellçev Shtip për shkelje të nenit 51 paragrafi (1) të LSHMAAV.
  12. Propozim për sigurimin shtesë të mjeteve të nevojshme për realizimin e kontratës për furnizim publik – mallra: Sistemi për menaxhim automatik me dokumente.
  13. Propozim – vendim për miratimin e mjeteve financiare për parapagim në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut“ për vitin 2023..
  14. Të ndryshme.

 



Accessibility

Accessibility