Seanca nr.09 – 08.03.2023

Agjencia për shërbime mediatike audio dhe aduiovizuele seancën e 9-të e mbajti me datë 08.03.2023 me fillim prej ora 14:30

RENDI I DITËS

  1. Miratim i Propozim-procesverbalit nga seanca e 8-të e Këshillit të Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, mbajtur më 27.2.2023.
  2. Propozim – vendim për shpalljen e konkursit publik për dhënien e lejes për transmetim në radio të shërbimit programor të Institucionit Radiodifuziv Jofitimprurës, në nivel rajonal, në zonën e rajonit të Shkupit, me Propozim – Dokumentacion konkursi dhe Propozim – Kërkesë.
  3. Propozim – vendim për shpalljen e konkursit publik për dhënien e lejes për transmetim në radio të shërbimit programor të Institucionit Radiodifuziv Jofitimprurës në nivel lokal, në zonën e komunës së Tetovës, me Propozim – Dokumentacion konkursi dhe Propozim – Kërkesë.
  4. Propozime për ngritjen e procedurës për marrje të lejes për TV dhe transmetim në radio të radiodifuzerëve.
  5. Propozim për shqiptimin e masës vërejtje publike ndaj SHTR Т.V. КАLTRINA Mazar Tateshi, Strugë SHPKNJP për shkelje të nenit 92 paragrafi (1) të LSHMAAV.
  6. Propozim për dhënie miratim për zbatimin e procedurës për furnizim publik – shërbim: Mirëmbajtja preventive dhe adaptive e softuerit të integruar për punë juridike, financiare dhe ekonomike.
  7. Propozim për dhënie miratim për zbatimin e procedurës për furnizim publik – shërbim: Softuer për mbrojtjen dhe parandalim të kompjuterëve parsonal dhe serverëve.
  8. Propozim për ndryshimin e Rregullores për pagën bruto dhe kompensime të tjera të Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele.
  9. Të ndryshme.


Accessibility

Accessibility