Seanca nr. 26 – 08.07.2022

Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele seancën e 26-të e mbajti me datë 08.07.2022 me fillim prej ora 11:05

RENDI I DITËS

  1. Miratim i Propozim-procesverbalit nga seanca e 3-të publike e Këshillit të Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, e mbajtur më 01.07.2022.
  2. Miratim i Propozim-procesverbalit nga seanca e 25-të e Këshillit të Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, e mbajtur më 01.07.2022.
  3. Propozim-vendim për heqjen nga regjistri i radiodifuzerëve të Shoqërisë tregtare radiodifuzive Ivanço Pashoski RADIO LAV SHPKNJP Ohër.
  4. Propozim për shqiptim të masës vërejtje publike ndaj ALTRA – SAT 2000 Ohër SHPKNJP, për shkelje të nenit 143 paragrafi 2 të LSHMAAV, me propozim-informacion drejtuar organit kompetent për të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta, për shkak të dyshimit se është kryer shkelje.
  5. Propozim për ndryshim dhe plotësim të Rregullores për formën dhe përmbajtjen e letërnjoftimit zyrtar të personit të autorizuar për kryerjen e mbikëqyrjes profesionale dhe mënyrën e dhënies dhe marrjes së saj.
  6. Propozim për miratimin e mjeteve finansiare për rinovimin e 4 (katër) përdoruesve hyrës në bazën elektronike të rregulloreve në „Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut“.
  7. Propozim për dhënien e miratimit për marrjen e vendimit për furnizim të mallrave – frigorifer për nevojat e Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele.
  8. Propozim për dhënien e miratimit për zbatimin e procedurës për furnizim publik-mallra: Materiale zyre.
  9. Propozim për dhënien e miratimit për zbatimin e procedurës për furnizim publik – mallra: Pije për nevojat e Agjencisë.
  10. Të ndryshme.


Accessibility

Accessibility