Këshilli i Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele pseancën e 29-të e mbajti me datë 17.07.2024, përmes lidhjes video konferencë me fillim në ora 14:00.
RENDI I DITËS
- Miratimi i Propozim-procesverbalit nga seanca e 28-të e Këshillit të Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, mbajtur më 10.07.2024.
- Propozim për inicimin e procedurës për heqjen e lejes të SHTR BALLKAN FM RADIO SHPKNJP Gostivar.
- Propozim për shqiptimin e masës vërejtje publike të Shoqërisë Tregtare Radiodifuzive RADIO PRO-FM SHPK Gostivar, për shkelje të nenit 15 paragrafi 5 të Ligjit për media.
- Propozim për shqiptimin e masës vërejtje publike të SHTR TV GURRA SHPKNJP Kërçovë, për shkelje të nenit 51 paragrafi 1 të LSHMAAV.
- Propozim për shqiptimin e masës vërejtje publike të SHTR TV GURRA SHPKNJP Kërçovë, për shkelje të nenit 92 paragrafet 1 dhe 3 të LSHMAAV.
- Draft-Rregullore për ndryshimin dhe plotësimin e rregullores për sponsorizim.
- Draft-Rregullore për ndryshimin dhe plotësimin e rregullores për mbrojtjen e të miturve.
- Draft-udhëzues për monitorimin e gjuhës së urejtjes-botimimi i dytë i ndryshuar dhe i plotësuar.
- Draft-Rregullore për personat fizik ofrues të shërbimeve mediatike audiovizuele sipas kërkesës.
- Propozim për hartimin e Studimit për arsyetimin e shpalljes së konkursit publik për dhënien e lejes për transmetim televiziv, në nivel shtetëror përmes multipleksit digjital tokësor.
- Propozim për dhënien e pëlqimit për miratimin e vendimit të furnizimit publik- Mirëmbajtje e aparateve të kafesë për nevojat e Agjencisë, me vlerë të përcaktuar nën kufijtë e vlerës për zbatimin e Ligjit për furnizim publik.
- Propozim për dhënien e miratimit për zbatimin e procedurës të furnizimit publik-mallra: Licencë për Firewall.
- Të ndryshme.