Seanca nr. 32- 07.08.2024

Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele seancën e 32-të e mbajti me datë 07.08.2024 nëpërmjet lidhjes video-konferencë me fillim në ora 14:05.

RENDI I DITËS

 

  1. Miratimi i Propozim-procesverbalit nga seanca e 9-të publike e Këshillit të Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, mbajtur më 07.2024.
  2. Miratimi i Propozim-procesverbalit nga seanca e 31-të e Këshillit të Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, mbajtur më 29.07.2024.
  3. Propozim për inicimin e procedurës për heqjen e lejes për transmetim në radio të SHTR RADIO PRO-FM SHPK Gostivar.
  4. Propozim-vendim për refuzim të kërkesës me shkrim nga palë e interesuar për marrjen e vendimit për shpalljen e konkursit publik për dhënien e lejes për transmetim në radio të shërbimit programor të institucionit transmetues jofitimprurës, në nivel rajonal, në zonën e qytetit të Shkupit.
  5. Propozim-aktvendim për fshirje nga regjistri i transmetuesve të Shoqërisë Tregtare për Radiodifuzion  TV – KANAL VIS SHPKNJP Strumicë.
  6. Propozim-aktvendim për fshirje nga regjistri i transmetuesve të Shoqërisë Tregtare Radiodifuzive BALKAN FM RADIO SHPKNJP Gostivar.
  7. Propozim për dhënie miratim për zbatimin e procedurës për furnizim publik – shërbim:  Test për sigurinë dhe qëndrueshmërinë e rrjetit dhe faqeve të internetit të Agjencisë.
  8. Propozim për dhënie miratim për zbatimin e procedurës për furnizim publik – shërbim:  Hulumtim – Analiza e çështjeve gjinore dhe mënyra e prezantimit dhe përfaqësimitе të grave dhe burrave në programet e transmetuesve.
  9. Propozim për dhënie miratim për zbatimin e procedurës për furnizim publik – shërbim:  Mbajtja e Ditëve të Arsimimit Mediatik 2024.
  10. Propozim – vendim për pagesën e dëmshpërblimit për vdekjen e anëtari të familjes të punësuari në Shërbimin profesional të Agjencisë.
  11. Të ndryshme.


Accessibility

Accessibility