Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele seancën e 39-të e mbajti me datë 17.10.2024, nëpërmjet lidhjes video-konferencë me fillim në ora 14:00.
RENDI I DITËS
- Miratimi i Propozim-procesverbalit nga seanca e 38-të e Këshillit të Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, mbajtur më 09.10.2024.
- Propozim-vendim për shpalljen e konkursit publik për dhënien e lejes për transmetim në radio të shërbimit programor, në nivel lokal, në zonën e komunës së Kumanovës me Propozim – Dokumentacion konkursi dhe Propozim – Aplikim.
- Propozim-vendim për refuzimin e kërkesës me shkrim të palës së ineresuar për marrjen e vendimit për shpalljen e konkursit publik për dhënien e lejes për transmetim në radio të shërbimit programor në zonën e komunës së Tetovës.
- Propozim- rregullore për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për sponsorizim.
- Propozim për inicimin e procedurës për kundërvajtje kundër SHTR TV GURRA SHPKNJP Kërçovë për shkelje të nenit 51 paragrafi (1) të LSHMAAV.
- Propozim për shqiptimin e masës vërejtje publike të RADIO RAPPI nga Struga për shkelje të nenit 41 të LSHMAAV.
- Propozim për shqiptimin e masës vërejtje publike operatorit Total TV për shkelje të nenit 141 të LSHMAAV.
- Propozim për dhënien e miratimit për zbatimin e procedurës për furnizim publik–shërbim: Vendosja dhe zbatimi i standartit ISO 27001:2013 – Sistemi i menaxhimit të sigurisë së informacioneve.
- Të ndryshme.