Takimi i dytë publik në vitin 2015

Në takimin e dytë publik Agjencia i prezantoi aktivitetet e realizuara gjatë tremujorit të kaluar
 

v 2Shkup 16.06.2015 – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, në pajtim me Ligjin për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, realizoi takimin e dytë publik për vitin 2015. Për aktivitetet e realizuara në pajtim me Programin vjetor të punës së ASHMA foli dr. Zoran Trajçevski, drejtor i Agjencisë, i cili në fillim të takimit theksoi:

– Tendenca jonë për transparencë dhe llogaridhënie gjatë punës, vazhdimisht e përsosim, në drejtim të së cilës është edhe prezantimi i përmbledhjes së vëllimshme të aktiviteteve të realizuara tremujore.

Në mënyrë të detajuar u arsyetuan mbikëqyrjet e realizuara, si dhe masat e shqiptuara paralajmëruese për radiodifuzerët, operatorët e rrjeteve publike të komunikimit dhe mediet e shtypura.U potencuan edhe aktet që dolën nga harmonizimi i legjislacionit vendas me atë evropian, dhënia e lejeve të reja për emetim televiziv prej të cilave dy në nivel shtetëror dhe tre në atë rajonal, ndërprerja e veprimtarisë – emetim dhe riemetim i shërbimeve programore të radios dhe televizionit te tre operatorë të komunikimeve publike elektronike, si dhe aktivitetet nga implementimi i Strategjisë për zhvillimin e veprimtarisë radiodifuzive në RM 2013-2017.

2 javen sostanokPër implementimin e projektit IPA TAIB 2009, të financuar nga Bashkimi Evropian, kushtuar “Forcimit të kapaciteteve administrative të trupave të ngarkuar për telekomunikime dhe medie për rregullimin efikas të shërbimeve të reja digjitale dhe atyre multifunksionale”, foli Ognen Nedellkovski, udhëheqës i seksioni për identitet kulturor dhe udhëheqës i këtij projekti, i cili e arsyetoi përmbledhjen e aktiviteteve të realizuara në kuadër të projektit.

Në fund të takimit, Drejtori Trajçevski potencoi se Agjencia është e hapur për bashkëpunim dhe i ftoi të gjithë radiodifuzerët, mediet e shtypura dhe operatorët e rrjeteve publike të komunikimit, si dhe palët e interesuara, që të japin mendimet e tyre ose propozime për tema që do të prezantohen në takimet e ardhshme publike, e që janë me interes për tërë opinionin.

 


 

– Agjendën për pjesëmarrje në takimin e Takimin e dytë publik të Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele për vitin 2015 mund ta merrni këtu 

– Fletëparaqitjen për pjesëmarrje në takimin e Takimin e dytë publik të Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele për vitin 2015 mund ta merrni këtu



Accessibility

Accessibility