Video materialet për arsimimin mediatik

Arsimimi mediatik përmes fjalëve të Medianas 

Shkolla e lartë për gazetari dhe marrëdhënie me pubikun, prodhoi pesë video edukative në të cilat përpunohen segmente të ndryshme të arsimimit mediatik. Si personazh kryesor është zgjedhur youtube-istja e re Izabela Pan (Izabela Jakimovska), e cila në rolin e Medianas, në mënyrë simpatike i prezanton konceptet themelore të arsimimit mediati; këshillon se si të sillemi me përgjegjësi ndaj sferës online, si të zbulohen lajmet e rrejshme, çka është lajm (gazetaresk), dhe gjithsesi – si mund të përdoren mediumet për të bërë ndryshim pozitiv të shoqërisë. Videot janë të dedikuara kryesisht për popullësin e re, por janë interesante edhe për të tjerët, sepse janë të dedikuara për ngritjen e vetëdijës lidhur me çështje me interes publik.

Videot janë të përpunuara në kuadër të projektit “Koalicioni për arsimim mediatik”  që realizohet nga Shkolla e lartë në bashkëpunim me Institutin për dallime në mediume nga Londra si dhe gazetën “Nova Makedonija”, me përkrahje të Bashkimit Evropian. Bëhet fjalë për këto video:

1. Arsimimi mediatik 

2. Jeta Online 

3. Informata të sakta dhe të kontrolluara 

4. Çka është lajm 

5. Publik i angazhuar 

============================================================================================================================

Video spoti – “Aventurë nëpër arsimimin mediatik“

Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele e përpiloi versionin në maqedonisht të spotit të animuar të aventurës së djalit Xhek  që u bë Jove.

Spoti u përpilua nga ana e të punësuarve në Agjenci si dhe nga z.Zoran Petrov nga RA Antena 5 i cili e huazoi zërin e tij për personazhin Jove. Spoti është i titulluar si “Aventurë nëpër arsimimin mediatik” dhe i njëjti mund të merret në këtë link:

Spoti – Aventurë nëpër arsimimin mediatik

============================================================================================================================

Аventurat e Joves edhe në gjuhën shqipe

Spote tani më të njohura të EAVI për aventurat e djaloshit Jove ose Xhek, nëpër arsimimin mediatik janë në dispozicion edhe në gjuhën shqipe. Janë prodhuar nga ana e shoqatave civile Konedu global dhe Metamorfozis, me përkrahje financiare të Ambasadës Britanez.

Аventurë nëpër arsimimin mediatik – shqip 

Për vetëdijen – shqip

============================================================================================================================

Video spoti – “Ku është Gorani?“

Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele krijoi edhe versionin e adaptuar në gjuhën maqedonase të spotit “Ku është Klausi?” nga organizata gjermane klicksafe.de, përkthimin e të cilit e bënë të punësuarit e Agjencisë, ndërsa sinhronizimi dhe titrimi u realizua nga TV Sitel. Qëllimi është që edhe njëherë të kthehet vëmendja e prindërve ndaj faktit se në RM ekziston softuer që mund ta shfrytëzojnë për kontroll efikas të Internetit dhe përmbajtjeve ku ka qasje fëmiu i tyre. Spoti “Ku është Gorani?” mund të merret në këtë link:

Spoti  – Ku është Gorani?

============================================================================================================================

Video spoti – ”Për vetëdijën, çfarë bëjë unë“

Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele adaptoi edhe një video spot për publik, i cili është i kushtuar arsimimit mediatik, nga cikli i spoteve të organizatës ndërkombëtare EAVI, me titull “Për vetëdijën, çfarë bëjë unë”.

Video spoti u prezantua në takimin publik të Agjencisë që u realizua më datë 29 dhjetor 2016, dhe i njëjti mund të merret në këtë link:

Spoti – “Për vetëdijën, çfarë bëjë unë“

 



Accessibility

Accessibility