Kronikë nga mbledhja publike e 48-të e KRD: Gjinitë në programet televizive

 Shkup (24  tetor) – Këshilli i Radiodifuzionit, në mbledhjen e sotshme (mbledhje publike), i miratoi raportet nga :

–   Analiza e mënyrës së shfaqjes dhe përfaqësimit të burrave dhe grave në konceptet dhe përmbajtjet e programore dhe

–  Analizën e çështjeve gjinore në konceptet dhe përmbajtjet programore  të mjeteve për informim publik.

Të dy  analizat janë  obligime që dalin nga  neni 17-të të Ligjit për Mundësi të barabartë të Grave dhe Burrave, a mbështetën në dy Ekzemplarë të ndryshëm nga emisione televizive dhe me ndihmën e  dy instrumenteve të ndryshme ( pyetësorëve) të  cilët u shfrytëzuan për analizë të përmbajtjes dhe për analizë diskursive.

Ekzemplarët përmbanin lajme, emisione informative dhe argëtuese, të emituar gjatë muajit maj te vitit 2012 në televizionet tokësore kombëtare : MTV 1 dhe MTV 2 nga servisi publik dhe TV Alsat –M, TV Kanal 5, TV Sitel, dhe TV Telma.

Në pajtim me detyrimet ligjore, Këshilli do ta dorgojë analizën Kuvendi të Republikës së Maqedonisë.