Shkup, 04.04.2025 – Në seancën e 15-të mbajtur më 04.04.2025, Këshilli i Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele miratoi disa vendime, përkatësisht:
Këshilli solli Vendim për anulimin e Vendimit të mëparshëm për heqjen e lejes të SHTR TV SHUTEL SHPKNJP Shkup, pasi që transmetuesi ka përmbushur plotësisht detyrimet financiare ndaj Agjencisë. TV SHUTEL detyrohet jo më vonë se data 11.04.2025 të tërheqë padinë e paraqitur në Gjykatën Administrative. Vendimi për anulim do të hyjë në fuqi të njëjtën ditë, me kusht që të dorëzohet dëshmi për tërheqjen e padisë. Nëse kjo nuk ndodh, Vendimi i mëparshëm për heqjen e lejes mbetet në fuqi.
Këshilli inicoi procedura për heqjen e lejeve për transmetim televiziv të TELEVIZIONIT SONCE SHPKNJP, Prilep për shkak të mospagesës së kompensimit vjetor të lejes për transmetim televiziv dhe KLAN MAQEDONI SHPKNJP Saraj, Shkup për shkak të mospagesës së kompensimit vjetor të lejes për transmetim televiziv dhe mospërmbushjes së kushteve minimale kadrovike të përcaktuara në Rregulloren për kushtet minimale teknike, hapësinore, financiare dhe kadrovike për dhënien e lejes për transmetim televiziv dhe radio. Nëse detyrimet nuk përmbushen, Këshilli do të miratojë vendim për heqjen e lejeve në afat prej 15 ditësh.
Këshilli shqyrtoi Raportin me shkrim për mbikëqyrjen e kryer të jashtëzakonshme programore dhe miratoi Konkluzion që Institucionit Radiodifuziv Jofitimprurës – Radio Universitare UGD FM Shtip, t’i shqiptohet masë vërejtje publike, për shkak të shkeljes së nenit 67 paragrafi (6) të Ligjit për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele. Transmetuesi në periudhën nga data 10 deri më 16 shkurt 2025, nuk ka realizuar së paku 80% të konceptit programor të përcaktuar në lejen. Transmetuesi urdhërohet që në afat prej 20 ditësh nga pranimi i Aktvendimit të harmonizon punën me dispozitat ligjore.
Këshilli dha miratimin për zbatimin e procedurës për: Furnizim publik të shërbimit: Sigurimi shëndetësor privat dhe Furnizim publik të mallrave: Моdernizimi i server sallës në përputhje me Planin Vjetor për furnizim publik për vitin 2025 dhe Planin Financiar të Agjencisë.
Me vendim të Këshilli, është miratuar përvetësimi i telefoni celular zyrtar që është përdorur nga ish-punonjës i Agjencisë. Personi obligohet të kryejë pagesë të shumës që përfaqëson vlerën e pajisjes me amortizimin e llogaritur.