Shkup 30.09.2024 – Këshilli i Agjencisë në këtë seancë miratoi Vendim për shpalljen e konkursit publik për dhënien e një leje për transmetim në radio të shërbimit programor të institucionit radiodifuziv jofitimprurës, në nivel lokal, në zonën e komunës së Negotinës, në gjuhën maqedonase, i cili do të transmetohet përmes radiofrekuencës 91.7 МHz.
Në bazë të Njoftimit me Kërkesë të dorëzuar nga ana e SHTR TV GURRA SHPKNJP Kërçovë, Këshilli i Agjencisë ka miratuar Vendim me të cilin lejon ndryshim në strukturën e pronësisë të këtij radiodifuzeri.
Këshilli i Agjencisë miratoi dhe Aktvendim për fshirjen nga regjistri i radiodifuzerëve të Shoqërisë Tregtare Radiodifuzive Televizion Kanal 8 SHPKNJP Koçan.
Në bazë të konstatimeve nga mbikëqyrja, Këshilli i Agjencisë vendosi shqiptimin e masës vërejtje publike të operatorit А1 Мaqedoni nga Shkupi për shkak të ritransmetimit të shërbimeve programore që nuk mbulohen me çertifikatën për regjistrim të shërbimeve programore nga Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, që është në kundërshtim me nenin 141 të Ligjit për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele.
Këshilli i Agjencisë miratoi Vendim për ndryshimin e Vendimit të Këshillit të Agjencisë për shfrytëzimin e përkohshëm të hapësirës së objektit Pallati „Panko Brashnarov“ dhe miratoi që drejtori i Agjencisë të nënshkruajë Kontratën për rregullimin e marrëdhënieve të ndërsjella dhe bashkëpunim afarist-teknik me Ministrinë e Sportit të RMV-së, në përputhje me vërejtjet e Agjencisë.
Në pajtim me Planin vjetor për furnizim publik, Këshilli i Agjencisë dha miratim për zbatimin e procedurës për furnizim publik të shërbimit: shërbime hidraulike dhe elektrike.