27.05.2010-KRD dha urdhër për ndërprerjen e televizioneve nacionale të Boom TV

SHKUP 27.05.2010-Për shkak të drejtave autoriale jo te rregulluara  Këshilli për radiodifuzion (KRD) në mbledhjen e sotshme i imponoi operatorit të rrjetit digjital tokësor Digjiplus Multimedia nga paketimi programor Boom TV ti ndërpresë programet nacionale tokësore: Kanal 5, Kanal 5 Plus, Sitell, Sitell3 dhe Alsat-M.

Dixhiplus Multimedia  ka afat deri nesër (28 maj) deri në mesnatë ti ndërpresë këto kanale, për shkak  të pajtueshmërisë të riemetimit të tyre.

“Këshilli edhe më tutje do të vazhdojë që ti lehtësojë bisedimet mes operatorëve të rjetit digjital tokësor dhe radiodifuzerëve për  mënjanimin e keqkuptimeve. Sinqerisht shpresoj se te dyja palët do ti largojnë keq kuptimet në periudhë sa më të afërt, që është në interes të tyre të përbashkët dhe mbi të gjitha në interes të qytetarëve, të cilat i ndjekin përmbajtjet televizive nëpërmjet rrjetit të këtij operatori”, tha kryetari i KRD-ës Zoran Stefanovski pas përfundimit të mbledhjes së sotshme.
Sipas nenit 109 të ligjit për veprimtari radiodifuzive operatorëve të rrjeteve publike u lejohet që të riemetojnë shërbim programor  me të drejta autoriale të më parshme dhe paket të regjistruar në KRD.
KRD ka të drejtë të ngrejë procedurë të kundërvajtjes kundrejt të të gjithë operatorëve të komunikimeve të rrjeteve  publike, të cilët nuk do tu përmbahen rregullave të ligjit.


Accessibility

Accessibility