11.06.2010- Shkelje dhe akuza penale për operatorët kabllorë, që i shkelin të drejtat e autorit

Këshilli për radiodifuzion (KRD) në mbledhjen e sotshme vendosi që 11 operatorëve kabllor  t’u japë urdhra për ndërprerjen e shërbimeve televizive me status jo të rregulluar, të drejtë autoriale dhe të drejta të përafërta. Kundër atyre operatorëve televiziv, të cilët nuk kanë vepruar  sipas urdhrave të më mëparshme për ndërprerjen e riemetimit jolegal  të shërbimeve programore, KRD vendosi të fillojë procedurë  civile dhe penale.

KRD penalisht do ti ndjekë operatorë e tjerë  kabllor : BTV- Manastir (MiksNet), Kale 2001 DOOEL Kërçovë, Pella Digjital 2008 DOOELL Strugë, Robi-Mobi Manastir, TELENT KOM DOO Tetovë.

 

KRD  fton dhe në respektimin e të drejtave ekskluzive  të radiotelevizionit të Maqedonisë(MRT) për transmetimin e ndeshjeve të Botërorit në futboll   “I ftojmë operatorët e rrjeteve publike të komunikimit , në interes të respektimit të drejtave ekskluzive të radiotelevizionit të Maqedonisë për emetimin e drejtpërdrejt  dhe reprizave të ndeshjeve të  kampionatit botëror , që mbahet në Afrikën Jugore, në periudhën prej 11 Qershor deri më 2010, që ti errësojnë këto programe të huaja, të mbajtura në paketat  e programeve të tyre, në kohën kur ata do të emetojnë ndeshje të drejtpërdrejta  dhe repriza nga ndeshjet të Kampionatit botëror në futboll”  tha kryetari i  KRD Zoran Stefanovski .

 

Gjithashtu, Këshilli për radiodifuzion i rikujton 35- operatoret kabllor të cilëve  u është prishë kontrata për riemetimin  i shërbimeve programore televizive  të RTV – Pink (Pink Plus, Pink Music dhe Pink Folk), ti ndërpresin ato shërbime programore nga paketat e tyre.

 

Çfarëdo lloj thyerje të ligjit nga ana e radiodifuzerëve dhe operatorëve të komunikimeve të rrjeteve publike KRD do të sanksionojë në pajtueshmëri me ligjin për veprimtari radiodifuzive dhe ligjet e tjera që e rregullojnë këtë materie.



Accessibility

Accessibility