KRD verifikoi mandatet e dy anëtarëve të rinj, Alma Mashoviq dhe Boris Arsov

SHKUP, 12 gusht 2010 –Këshilli i Radiodifuzionit (KRD) në mbledhjen e fundit verifikoi mandatet e dy anëtarëve të rinj, mr. Alma Mashoviq, ing.dipl.mak. dhe të mr. Boris Arsov, ing.dipl.el., kështu që tani KRD punon me përbërje të plotë.

Përparimi në realizimin e digjitalizimit në sektorin radiodifuziv analog në vend dhe krijimi i tregut mediatik konzistent do të jenë në fokusin e punës së mr. Boris Arsovit, ing.dipl.el., të cilin Kuvendi e zgjodhi kohë më parë anëtar të KRD. “Vazhdimi i digjitalizimit, sidomos në sferën e radiodifuzionit publik, nxitja e zhvillimit të përmbajtjeve për teknologjitë e reja dhe promovimi i transparencës më të madhe në pronësinë mediatike – në këtë drejtim do të shkojë kontributi im që do të jap si anëtar i KRD. Një prej prioriteve gjithsesi se janë edhe proceset e eurointegrimit dhe personalisht do të angazhohem për realizimin strikt të strandardeve evropiane në sektorin e mediave” – deklaroi mr. Arsovi pas verifikimit të mandateve të anëtarëve të rinj.

KRD verifikoi edhe mandatin e mr. Alma Mashoviqit, ing.dipl.mak., si anëtar të ri të KRD-së. “Liria e shprehjes dhe mediat, si kategori të garantuara kushtetuese, gjithnjë duhen kultivuar dhe përparuar. Edhe pse mediat në masë të madhe janë me kapital privat, ato kanë përgjegjësi publike – së këndejmi edhe rëndësia për afirmimin e tyre si vegël shoqërore për zgjerimin e tolerancës, respektimin e ndërsjellë dhe,  para së gjithash,  si forum për dialog shoqëror dhe shkëmbim qëndrimesh dhe çështjesh të ndryshme me interes për të gjithë dhe për demokratizimin e mëtejshëm të vendit. Këtu e shoh të ardhmen evropiane të peizazhit tonë mediatik” – deklaroi mr. Mashoviq.

Numri i përgjithshëm i anëtarëve të KRD është 9. Të dy anëtarët e rinj janë me mandat 6-vjeçar. Propozues zyrtarë të anëtarëve të KRD-së janë: AMSHA, Konferenca Interuniversitare, shoqata shumicë e gazetarëve në vend dhe Komisioni i Çështjeve të Zgjedhjeve dhe Emërimeve i Kuvendit të RM.



Accessibility

Accessibility