Shkup, 30.3.2011 – Sot Këshilli i Radiodifuzionit (KRD) miratoi Raportin e punës për vitin 2010.
Në raport janë theksuar aktivitetet dhe qëndrimet e KRD për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit zgjedhor dhe të rregullativës tjetër vendore, me qëllim që të kapërcehen disa elemente jo të plota e jokonsekuenca në LVR.
Është theksuar numri i lejeve të dhëna e të marra, si dhe numri i përgjithshëm i radiopërhapësve që kanë leje për kryerjen e veprimtarisë radiodifuzive.
Aktivitet kryesor i KRD edhe në këtë vit raportues ishte mbikëqyrja e programeve të radiopërhapësve edhe sa i përket realizimit të obligimeve të operatorëve të rrjeteve komunikuese publike, me ç’rast qenë realizuar më shumë analiza të programeve të Servisit radiodifuziv publik.
KRD realizoi edhe më shumë punëtori me mediat që lidhen me rregullat për mbrojtjen e publikut minoren. Ato, bashkë me ndërmendjet e shumta drejtuar radiopërhapësve, rezultuan me ndërgjegjësim më të madh tek ta nga nevoja për kategorizim dhe klasifikim të programeve.
Gjatë vitit 2010 vazhdoi bashkëpunimi me më shumë trupa, institucione dhe organizata rregullatorësh vendorë, të huaj e ndërkombëtarë. KRD i Republikës së Maqedonisë si nikoqir i Takimit vijues të 33-të të Platformës Evropiane të Trupave Rregullatorë (EPRA), planifikuar për në maj të vitit 2011 në Ohër, në takimin e EPRA-s në Beograd, Serbi, prezantoi një panoramë videoatike për Maqedoninë dhe Ohrin si metropol kulture ndër shekuj.
Për informacione të detajuara, tërë dokumentin mund ta gjeni këtu.