29. 03. 2011 –Para përfaqësuesve të mediave, në një mbledhje publike, KRD i paraqiti të rejat që do t’i sjellë Ligji i ri për media elektronike

image_pdfimage_print

Si do të ndikojë transferimi i Direktivës evropiane për shërbimet mediatike audio-vizive te kompanitë mediatike në R. e Maqedonisë, ishte tema e mbledhjes së sotme publike të Këshillit të Radiodifuzionit, që u mbajt në praninë e një numri të madh të përfaqësuesve të mediave të vendit. KRD, si një prej pjesëmarrësve në grupin e punës për përgatitjen e ligjit të ri për mediat elektronike, përmes konceptit të vet kontribuoi në formësimin e standardeve programore, të cilat do të jenë pjesë e zgjidhjeve të reja ligjore. Grupi i punës i KRD në këtë fazë fillestare të përgatitjes së Ligjit përpiloi draft-versionin e një pjese të tij, që iu është lënë mediave për ta parë.

Direktiva evropiane, e shndërruar në ligj të ri për mediat elektronike, pritet që të krijojë hapësirë për zhvillimin e platformave të reja mediatike dhe të përmbajtjeve mediatike jolineare, si dhe të liberalizojë segmente të caktuara në sferën e reklamimit e të komunikimeve komerciale.

 

Pamje:KRD në një mbledhje publike i paraqiti të rejat që do t’i sjellë ligji i ri për mediat elektronike
Meg jithatë, qëllimi kryesor i ligjit të ri, sipas kryetarit të KRD, Zoran Stefanoski, është që ta përparojë lirinë e mediave në vend: „Ky ligj duhet të jetë i tillë që mediave t’iu mundësojë, para së gjithash, informim të lirë, që do t’iu mundësojë mediave që me të vërtetë të jenë të pavarura edhe nga qendrat e forcave ekonomike,  edhe nga qendrat e forcave politike“.  Kryetari Stefanoski i siguroi përfaqësuesit e mediave për përfshirje dhe transparencë në përgatitjen e ligjit të ri në të gjitha fazat e tij.
Udhëheqësi i Sektorit të Çështjeve Programore, Emilia Janevska, me detaje i shpjegoi reformat në sferën e rregullacionit të komunikimeve komerciale, siç është instalimi i “plasimit të produkteve”, që deri më tani trajtohej si reklamim i mbuluar, pastaj mundësia për reklamim virtuel, reklamim interaktiv te platformat interaktive etj.
Koncept-dokumentin KRD edhe zyrtarisht ia dorëzoi Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, si ministri kompetente për përgatitjen e ligjit të ri për mediat elektronike. KRD edhe më tej do të marrë pjesë në mënyrë aktive dhe konstruktive në grupin e punës që e përgatit ligjin e ri.


Accessibility

Accessibility