21.04.2011 – KRD miratoi rregulloret për mbulim mediatik të zgjedhjeve

image_pdfimage_print
SHKUP, 21.4.2011 – Këshilli i Radiodifuzionit (KRD) në mbledhjen e sotme, me gjashtë vota “për” dhe me dy vota “kundër”,  në afatin e caktuar ligjor,  konform Kodit zgjedhor,  miratoi “Rregulloren për qasje të barabartë në paraqitjen mediatike gjatë kohës së fushatës zgjedhore” dhe “Rregulloren për sjelljen e radiopërhapësve gjatë periudhës para fillimit të fushatës zgjedhore”.

Në mbledhje ishte konstatuar që, edhe krahas mendimit të kërkuar nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ), në dokumentin që i është drejtuar KRD-së nuk është theksuar mendimi i KSHZ, por informata se KSHZ e ka hequr nga rendi i ditës dhe se kërkon informacione shtesë nga debati publik, që është në kompetencë të KRD-së.
KRD konsideron se qëndrimi i këtillë i KSHZ është përzierje në kompetencat e tij dhe në pavarësinë si trup rregullator.
Miratimit të rregulloreve i parapriu debati i gjerë dhe transparanet publik me të gjithë faktorët nga sfera e mbulimit mediatik të zgjedhjeve: radiopërhapësit, SHGM-në, sektorin joqeveritar, Qendrën për Zhvillimin e Mediave, si dhe me përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare në vend.

 



Accessibility

Accessibility