28.4.2011 – Hyjnë në fuqi rregulloret e KRD për mbulimin mediatik të zgjedhjeve

image_pdfimage_print

Këshilli i Radiodifuzionit (KRD) sot i njoftoi të gjithë radiopërhapësit se më 27 prill 2011 në “Gazetën zyrtare të Republikës së Maqedonisë”,  numër 60,  janë botuar “Rregullore për sjelljen e radiopërhapësve gjatë periudhës para fillimit të fushatës zgjedhore” dhe “Rregullore për qasje të barabartë në paraqitjen mediatike gjatë kohës së fushatës zgjedhore”.

Njëkohësisht, KRD ftoi radiopërhapësit që punën e tyre menjëherë ta harmonizojnë me këto akte nënligjore. Po qe se gjatë monitorimit konstatohen shkelje, KRD menjëherë do të shqiptojë masa ndëshkimore gjegjëse.

Rregulloret në Gazetën zyrtare janë publikuar më 27 prill, ndërsa zyrtarisht hynë në fuqi sot, 28 prill.



Accessibility

Accessibility