- SHKUP, 3.5.2011 – Këshilli i Radiodifuzionit (KRD) të gjitha mediave iu uron Ditën ndërkombëtare të lirës së mediave, që i bie sot, qëllimi i së cilës është promovimi dhe ngritja e vetëdijes për rëndësinë e lirisë dhe të pavarësisë së mediave – duke i përkujtuar me këtë rast institucionet shtetërore për obligimin e tyre që të respektojnë e të mbështesin lirinë e shprehjes.
Liria e mediave patjetër që duhet të përparojë gjithnjë, për shkak se ajo, ashtu sikurse dhe demokratizimi, është një proces që s’ka fund, i cili vetëm duhet të përkryhet. Së këndejmi, shoqëritë demokratike duhet të synojnë krijimin e kushteve kornizë për nxitjen dhe përparimin e lirisë së shprehjes dhe lirinë e mediave. Pluralizmi shoqëror patjetër të gjejë reflektimin e vet në pluralizmin mediatik dhe të veprojë në favor të interesit publik.
Pa marrë parasysh ideologjinë që mund të kenë qeveritë, ato patjetër duhet të angazhohen qartë dhe në mënyrë konkrete në sigurimin e kushteve për të demokratizuar si mediat komerciale, ashtu dhe servisin radiodifuziv publik, qoftë kjo sikur edhe të sjellë pikë politike negative. Njëra prej shtyllave kryesore të shoqërive demokratike janë pikërisht mediat e lira.
KRD gjithashtu fton të gjitha mediat që njoftimet e tyre në lidhje me aktivitetet politike në periudhën parazgjedhore t’i bëjnë në mënyrë profesionale dhe korrekte.
KRD pret që Ditën ndërkombëtare të lirisë së mediave të radhës R. e Maqedonisë ta pret me vlerësime më të larta për lirinë e mediave në vend.