OHËR, 25 maj 2011 – Këshilli i Radiodifuzionit (KRD) është nikoqir i Takimit të 33-të të Platformës Evropiane të Trupave Rregullatore, që do të mbahet nga 25 deri më 27 maj në Ohër, në Hotel Ineks Gorica. Mbi 150 përfaqësues nga trupat rregullatore për media nga të gjitha vendet e Evropës, nga rajoni i tejkaukazit dhe Izraeli do të bisedojnë rreth çështjeve aktuale nga sfera e rregullacionit të mediave elektronike, siç është shfrytëzimi i dividendës digjitale, implementimi përkatës i Direktivës evropiane për serviset mediatike audio-vizive dhe rritja e efikasitetit të rregullacionit mediatik.
Në ngjarje pritet të marrin pjesë përfaqësues të lartë të OSBE/Zyra e Përfaqësuesit për Lirinë e Mediave nga Vjena dhe të Komisionit Evriopian.
Të gjitha mediat janë ftuar ta mbulojnë hapjen e konferencës, nesër, 26 maj, në Hotel Ineks Gorica në Ohër, e cila fillon në orën 09:00. Ka mundësi të bëhen intervista të veçanta me të gjithë pjesëmarrësit në EPRA.
Person për marrëdhënie me publikun: Borçe Manevski – 070/327993.