26.05.2011-Në Ohër filloi takimi pranveror i Platformës Evropiane të Trupave Rregullatore në organizim të KRD

image_pdfimage_print
 Sot në Ohër filloi takimi pranveror i Platformës Evropiane të Trupave Rregullatore (EPRA). Takimin e hapi kryetari i Këshillit të Radiodifuzionit (KRD), Zoran Stefanoski, me paraqitjen e peizazhit mediatik në Republikën e Maqedonisë.
Fragmentariteti i tregut mediatik në Maqedoni dhe procesi i digjitalizimit ishin në fokusin e fjalës së Stefanoskit.
Si sfida kryesore afatshkurtra ishte theksuar transponimi i Direktivës së BE-së për serviset mediatike audio-vizive, që do të formojë kornizën juridike që do të sigurojë pronësi mediatike transparente dhe do t’i zvogëlojë ndikimet e qendrave të fuqive politike dhe ekonomike.

Temat kryesore të Takimit të 33-të të EPRA-s janë: Rregullacioni i përmbajtjeve në mediat e reja, shfrytëzimi i dividendës digjitale, rregullacioni i plasimit të produkteve dhe shërbimeve, digjitalizimi i radios, kurse të premten do të paraqitet edhe hulumtimi mbi efektivitetin e trupave rregullatore.
Në takimin e EPRA-s marrin pjesë rreth 150 përfaqësues të trupave rregullatore për media nga tërë Evropa, rajoni i tejkaukazit dhe Izraeli.

Mysafirë në takimin e EPRA-s janë edhe përfaqësues nga Këshilli i Evropës, Përfaqësuesi për Lirinë e Mediave i OSBE-së, EBU, Vodafon.



Accessibility

Accessibility