02.06.2011-KRD shqiptoi masa kundër radiopërhapësve që shkelën dispozitat ligjore për mbulimin mediatik të aktiviteteve parazgjedhore

image_pdfimage_print

SHKUP, 02.06.2011 – Në mbledhjen e sotme Këshilli i Radiodifuzionit (KRD) shqyrtoi shkeljet më të reja të rregullativës zgjedhore, të cilat i kishte vërejtur monitorimi i KRD dhe mori vendim që të ngrihet:

– Një kallëzim kundërvajtës për SHRDT TV Kanal 5, për shkak të shkeljes së nenit 75 paragrafi 3 të Kodit zgjedhor dhe të nenit 22 të Rregullores për qasje të barabartë në paraqitjen mediatike gjatë kohës së fushatës zgjedhore (ka ndarë më shumë se 10 minuta për reklamim politik me pagesë në një orë reale për një organizator të fushatës zgjedhore) (shkelje e vazhduar, për shkak të realizimit të shumëfishtë të së njëjtës shkelje).
– Një kallëzim kundërvajtës për SHRDT TV BTR, për shkak të shkeljes së nenit 75 paragrafi 3 të Kodit zgjedhor dhe të nenit 22 të Rregullores për qasje të barabartë në paraqitjen mediatike gjatë kohës së fushatës zgjedhore (e ka kaluar limitin prej 15 minutave RPP në një orë reale dhe ka ndarë më shumë se 10 minuta për reklamim politik me pagesë në një orë reale për një organizator të fushatës zgjedhore).
– Një kallëzim kundërvajtës për SHRDT TV Sitel, për shkak të shkeljes së nenit 75 paragrafi 3 të Kodit zgjedhor dhe të nenit 31 paragrafi 1 të Rregullores për qasje të barabartë në paraqitjen mediatike gjatë kohës së fushatës zgjedhore (rezultatet e hulumtimit të opinionit publik shpallen më së voni pesë ditë para ditës së caktuar për mbajtjen e zgjedhjeve).
– Zgjerim i Kallëzimit kundërvajtës, tashmë të ngritur, për SHRDT TV Sitel, për shkak të shkeljes së nenit 75 paragrafi 3 të Kodit zgjedhor dhe të nenit 22 të Rregullores për qasje të barabartë në paraqitjen mediatike gjatë kohës së fushatës zgjedhore (ka ndarë më shumë se 10 minuta për reklamim politik me pagesë në një orë reale për një organizator të fushatës zgjedhore) (shkelje e vazhduar, për shkak të realizimit të shumëfishtë të së njëjtës shkelje).
– Një kallëzim kundërvajtës për SHRDT TV Iris nga Shtipi, për shkak të shkeljes së nenit 75 paragrafi 3 të Kodit zgjedhor dhe të nenit 24 të Rregullores për qasje të barabartë në paraqitjen mediatike gjatë kohës së fushatës zgjedhore (reklamim politik me pagesë i pashënuar).
– Për shkak të shkeljeve më të vogla, KRD ndërmendi: SHRDT TV Sitel, Radion Maqedonase-Programi i Parë, SHRDT Radio-Metropolis, SHRDT B-97 nga Manastiri, SHRDT TV Star nga Shtipi, SHRDT Radio-Pehçeva, SHRDT TV Kobra nga Radovishi dhe SHRDT TV Emi nga Radovishi.

KRD do të vazhdojë me monitorim edhe nesër, si dhe gjatë fundjavës zgjedhore që vjen dhe do të reagojë gjegjësisht, po qe se vëren shkelje të legjislativës zgjedhore nga ana e radiopërhapësve.



Accessibility

Accessibility