12.07.2011- Këshilli per Radiodifuzion e përforcon bashkëpunimin me Komisionin e Pamvarur për Mediume te Republikës së Kosovës

Digjitalizimi i mediumeve,metodologjia e monitorimit të programeve,mbrojtja e të drejtave të autorëve, udhëheqja e IPA projekteve,ishin temat kryesore ne takimin qe u mbajt ndërmjet delegacionit të Komisionit të Pamvarur të Kosovës për mediume,e udhehequr nga Naile Krasniqi dhe Këshillit per Radiodifuzion.

Takimin e udhëhoqi zëvendës-kryetari i Këshillit për Radiodifuzion,m-r Milai Fetai,i cili ceki se bashkëpunimi I deritanishem ndërmjet dy shteteve ka hapësir per përparim dhe thellimin në të gjitha sferat të cilat ishin të diskutuara.”Kemi shumë qështje te përbashkëta në fushën e rregullacionit të mediumeve,të cilët kërkojnë zgjidhje të njejta ose të ngjajshme,kështuqë përvojën që e kemi ne si Këshill për Radiodifuzion si një subjekt I pamvarur rregullator ndër më të vjetrat në regjionë,do tu ndihmoj kolegëve nga Kosova në ndërtueshmërinë në sistem efektiv te rregullacionit të mediumit,qe do të ndihmon në përparimin e lirisë së mediumeve.”-ceki m-r Fetai.

Në kuadër të  vizitës  të  Këshilit për Radiodifuzion delegacioni i Komisionit te Pavarur për Media(KPM) kishte mundësi të bisedoj edhe me udhëheqësit e sektorëve  të shërbimit profesional të Këshillit per Radiodifuzion,që të njoftohet për së afërmi me nivelin operativ ne implementimin e ligjit për veprimtari Radiodifuzive dhe akteve nënligjore.


Accessibility

Accessibility