07.09.2011– KRD shprehet e shqetësuar rreth ndërprerjes kokë më vete të programit të televizionit satelitor ALB

SHKUP, 7 shtator 2011 – Monitorimi i Këshillit të Radiodifuzionit (KRD) konstatoi që televizioni satelitor ALB (Shoqatë për telekomunikime dhe radiodifuzion ALB TV 2010) në gjuhën shqipe nga data 23 gusht 2011 kokë më vete ka pushuar me emetimin e programit, pa e informuar KRD-në.

KRD tashmë një kohë të gjatë përpiqet të vëjë kontakt me përfaqësuesit e televizionit,  që t’u rikujtojë obligimin për të emetuar minimum 12 orë në ditë, por pa sukses. Ekipi i KRD ishte dërguar në terren në objektin e TV ALB-it, mirëpo atë e gjetën derën të kyçur.

Duke qenë se TV ALB ka leje për të emetuar program në gjuhën shqipe në nivel të shtetit, KRD shprehet e shqetësuar rreth ndërprerjes kokë më vete të programit, që mund të rezultojë me marrjen e lejes e që do të ndikonte negativisht në pluralizmin gjuhësor e kulturor në peizazhin mediatik maqedonas.

Po qe se TV ALB nuk emeton program, do ta humb edhe lejen. Në mbledhjen që do të mbahet të hënën (12 shtator 2011) anëtarët e KRD-së do të analizojnë informatën rreth punës dhe përmbushjes së kushteve të lejes nga ana e TV ALB.



Accessibility

Accessibility